Politike

Spiropali: Thellim dhe diversifikim i bashkëpunimit ekonomik me Greqinë

Në një deklaratë për shtyp ajo shprehet se Greqia është në krye të listës së partnerëve kryesorë për Shqipërinë duke vënë në dukje treguesit e tregtisë dhe investimeve greke.

16 Dhjetor 2025, 13:51 Nga D.S

 

Spiropali: Thellim dhe diversifikim i bashkëpunimit ekonomik me
Elisa Spiropali

 

GREQI- Ministrja për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar sot një takim në Athinë me homologun George Gerapetritis. Në një deklaratë për shtyp ajo shprehet se Greqia është në krye të listës së partnerëve kryesorë për Shqipërinë duke vënë në dukje treguesit e tregtisë dhe investimeve greke.

Sipas saj, potenciali për zgjerim dhe bashkëpunim ekonomiko-tregtar mes dy shteteve është i madh dhe se duhen zhvilluar më shumë investimet greke ne vendin tonë.

"Greqia si fuqi rajonale ekonomike, mbetet një partner shume i rëndësishëm për Shqipërinë. Treguesit e tregtisë dhe investimeve e vendosin Greqinë në krye të listës së partnerëve tanë kryesorë, por jemi të gatshëm për ta çuar në nivel tjetër këtë bashkëpunim. Shqipëria është vendi ideal për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme greke, por dhe për të mëdhatë. Ndaj në një klimë miqësore, mikpritëse, lehtësuese, me burime njerëzore që mirëkuptohen në gjuhë, kulturë dhe traditë, ne duhet të kemi ambicien e përbashkët që të tejkalojmë rregullisht vitin më të mirë të investimeve greke në vendin tonë dhe në importet dhe eksportet e përbashkëta. Kemi potencial të madh ende të pashfrytëzuar për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. 

Edhe nesër në takimin me përfaqësues të biznesit grek, do të bëj thirrje, ashtu si dhe prej kësaj foltoreje, për rritjen e investimeve direkte në Shqipëri, si dhe për të thelluar dhe diversifikuar bashkëpunimin ekonomik," tha Spiropali./Dosja.al

elisa spiropali greqi ministria per evropen dhe puneve te jashtme

Sondazh

Poll