"Shqipëria, progres për në BE"/ Ministri grek: Vlerësojmë respektimin e të drejtave të minoritetit grek, një përparësi për ne
George Gerapetritis TIRANË- Ministri i jashtëm grek, George Gerapetritis gjatë konferencës së përbashkët me ...
Gjeçi deklaroi se deri tani 66 mijë fermerë kanë aplikuar për mbështetje financiare, ndërsa për skemën e investimeve, e cila përfshin sipërmarrjen në bujqësi, investime në sera dhe mekanikë bujqësorë, janë regjistruar rreth 800 aplikime.
TIRANË- Drejtoresha e Kabinetit të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçi njoftoi se brenda vitit 2025 do të rimbursohet në vlerën 100% mbështetja për të gjithë fermerët sipas skemës kombëtare. E ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, në RTSH, Gjeçi deklaroi se deri tani 66 mijë fermerë kanë aplikuar për mbështetje financiare, ndërsa për skemën e investimeve, e cila përfshin sipërmarrjen në bujqësi, investime në sera dhe mekanikë bujqësorë, janë regjistruar rreth 800 aplikime.
“Ne aktualisht me skemën e mbështetjes në bujqësi për 2025 jemi në një realizim 93% të totalit. Premtuam që deri në fund të vitit të gjithë fermerët do të paguhen duke realizuar 100% skemën e mbështetjes në bujqësi. 66 mijë fermerë kanë aplikuar për marrjen e mbështetjes financiare. Janë disa forma të mbështetjes në sektorin e bujqësisë, është dhe skema e investimeve që këtë vit shënoi një numër aplikimesh rreth 800 aplikime. Kur flasim për skemën e investimeve e kemi fjalën për sipërmarrjen në bujqësi, investime në sera, mekanik bujqësore, etj. Ashtu sikurse çdo vit, edhe këtë vit ne do realizojmë disbursimin e fondeve ose përmbushjen e skemës në bujqësi në 100% të saj deri në fund të vitit”, tha Gjeçi.
Kjo e fundit theksoi se politika e bujqësisë “2030” synon zhvillimin e një bujqësie sipërmarrëse dhe konkurruese.
“Jemi në periudhën e tranzicionit dhe po punojmë për të rritur konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare dhe orientimin e tyre drejt tregut rajonal dhe BE-së”, tha ajo.
Ajo shtoi se, produktet shqiptare aktualisht eksportohen në 83 tregje, dhe krahasuar me vitin 2024, eksportet për vitin 2025 shënojnë një rritje prej 9.9% në sasi. Skemat mbështetëse për bujqësinë pritet të vazhdojnë të financojnë fermerët dhe investimet në sektor, duke kontribuar në modernizimin dhe zhvillimin e bujqësisë shqiptare./Dosja.al
George Gerapetritis TIRANË- Ministri i jashtëm grek, George Gerapetritis gjatë konferencës së përbashkët me ...
Elisa Spiropali GREQI- Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali theksoi rëndësinë e vijimit të negociatave teknike përsa i pë...
Elisa Spiropali GREQI- Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali gjatë takimit me homologun grek George Gerapetritis, duke folur për ç...
Elisa Spiropali GREQI- Ministria e Jashtme Elisa Spiropali në takimin me homologun grek theksoi se aspektet historike ligjore dhe pronë...
Elisa Spiropali GREQI- Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali gjatë takimit me homologun grek George Gerapetritis, preku edhe çësht...
Elisa Spiropali GREQI- Ministrja për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar sot një takim n&e...
Elisa Spiropali GREQI- Në takimin e zhvilluar ditën e sotme nga Ministrja për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Elisa Spi...
pamje nga takimi GREQI- Në nisje të vizitës së saj zyrtare në Athinë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtm...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat ngriti alarmin për arratisjen e E...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk do të lejojë kurrë hetim...