Politike

Çështja e pronave / Spiropali: Qasje graduale dhe realiste nga të dyja palët, në përputhje me kuadrin ligjor përkatës dhe frymën europiane

Spiropali nënvizoi se palët theksuan rëndësinë e një qasjeje graduale dhe realiste, në përputhje me kuadrin ligjor përkatës dhe me frymën europiane. 

16 Dhjetor 2025, 13:59 Nga E. D
Çështja e pronave / Spiropali: Qasje graduale dhe realiste nga
Elisa Spiropali

GREQI- Ministria e Jashtme Elisa Spiropali në takimin me homologun grek theksoi se aspektet historike ligjore dhe pronësore të qytetarëve dhe subjekteve shqiptare në Greqi u trajtuan hapur në kuadër të dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimit dypalësh Spiropali nënvizoi se palët theksuan rëndësinë e një qasjeje graduale dhe realiste, në përputhje me kuadrin ligjor përkatës dhe me frymën europiane. 

"Aspektet historike ligjore dhe pronësore të qytetarëve dhe subjekteve shqiptare në Greqi u trajtuan hapur në kuadër të dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimit dypalësh. Palët theksuan rëndësinë e një qasjeje graduale dhe realiste, në përputhje me kuadrin ligjor përkatës dhe me frymën europiane, me qëllim forcimin e besimit reciprok dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve tona," tha Spiropali./Dosja.al

elisa spiropali

Sondazh

Poll