Politike

"Pse nuk thuhet asnjë fjalë e vetme për Daniel Shimën?"/ Berisha: Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri ndodhen në Dubai

Gjithashtu Kryedemokrati deklaroi se ka informacione se Gerond Meçe ndodhet në Gjermani, ku ka rrëfyer gjithçka lidhur me aktivitetet në AKSH-it.

16 Dhjetor 2025, 13:31 Nga E. D
"Pse nuk thuhet asnjë fjalë e vetme për Daniel
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat ngriti alarmin për arratisjen e Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që sipas tij ndodhen në Dubai. Nga selia blu, Lideri i opozitës tha se këta dy persona janë të përfshirë në afera të rënda kriminale dhe korruptive. Gjithashtu Kryedemokrati deklaroi se ka informacione se Gerond Meçe ndodhet në Gjermani, ku ka rrëfyer gjithçka lidhur me aktivitetet në AKSHI.

"Sepse absolutisht unë që jam këtu, e kam marrë vesh se Ergys Agasi të paktën prej tre javësh është në arrati.
E kam marrë vesh prej po kaq kohësh që Ermal Beqiri është në Dubai me Ergysin. Këto kanë qenë publike.
Kam mësuar se Gerondi ishte, në mos gaboj, në Gjermani, dhe ka rrëfyer gjithçka ka ndodhur në atë agjenci.
Çfarë të them unë?

Ke dëgjuar ti ndonjë fjalë të vetme të thuhet për Daniel Shimën? Njeriu që u rrëmbye, njeriu që u masakrua, dhe fill pas kësaj, drejtori i përgjithshëm i policisë, Proda, sjell Suelin në Tiranë tek dentisti që donte Sueli. Sueli që i kishte thyer kockat Danielit. Është e vërtetë kjo, është denoncuar," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll