Politike

Spiropali në deklaratë me homologun grek: Rikonfirmuam mbështetjen e Greqisë për integrimin europian të vendit

Ajo thotë se kryeministri Edi Rama gjithashtu e konsideron tejet thelbësor strategjinë mes dy vendeve.

16 Dhjetor 2025, 13:50 Nga D.S
Spiropali në deklaratë me homologun grek: Rikonfirmuam
Elisa Spiropali

GREQI-  Në takimin e zhvilluar ditën e sotme nga Ministrja për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali ka shprehur mirënjohje ndaj shtetit grek për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Ajo thotë se kryeministri Edi Rama gjithashtu e konsideron tejet thelbësor strategjinë e partneriteteve mes dy vendeve.

Në këtë deklaratë ajo i drejtohet vendit fqinj duke thënë që e pesha Greqisë mund të kontribuojë në avancimin e idesë për një hapsirë të përbashkët europiane. Spiropali thekson rikonfirmimin e Greqisë deri në përfundim të antarësimit të vendit tonë në Bashkimin Europian.

"Bashkëpunimi dypalësh midis dy vendeve tona mike mbështetet sot edhe në dy shtylla të fuqishme që janë: e sotmja e përbashkët në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe e nesërmja e përbashkët në Bashkimin Evropian. Për të gjithë gjerësinë e thellësinë e vet, qeveria e Edi Ramës e ka konsideruar dhe përcaktuar si strategjik partneritetin mes dy vendeve tona, qysh në programin e parë të qeverisë e në vijim.

Objektivi ynë kombëtar dhe shoqëror, kushtetues dhe shpirtëror, integrimi europian, nënkupton mbylljen e grupkapitujve të negociatave deri në vitin 2027 – një sfidë e madhe, por e realizueshme. Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe vendimtare të Greqisë në këtë proces, mbështetje që ka qenë dhe mbetet vendimtare. Me presidentin dhe ministrin, mikun tim, mora rikonfirmimin për vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje deri në përfundimin e bisedimeve teknike të anëtarësimit të Shqipërisë që përkon edhe me Presidencën e ardhshme e Greqisë në BE në gjysmën e dytë të vitit 2027.

Ndaj ndërkohë, ne duam të thellojmë dialogun, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ekspertizës teknike në përgatitje për një Presidencë sa më produktive, në raport me rajonin tonë, ku Greqia në krye të BE-së, do të jetë si të thuash “the adult in the room” për Ballkanin Perëndimor.Ne presim që Greqia të përdorë peshën e saj politike për të avancuar idenë e një hapësire të përbashkët evropiane, ku rajoni të trajtohet si një tërësi strategjike, në respekt dhe të meritave të gjithësecilit."- tha Spiropali./Dosja.al

elisa spiropali greqi be

Sondazh

Poll