Aktualitet

Aksidenti i 64-vjeçares në Tiranë/ Policia shoqëron gazetaren e sportit, Ilda Bejleri

13 Shkurt 2020, 08:07 Nga DOSJA
Aksidenti i 64-vjeçares në Tiranë/ Policia shoqëron

Tiranë- Policia e Tiranës ka shoqëruar gazetaren e sportit, Ilda Bejleri, e cila u përfshi  në një aksident që ndodhi dje rreth orës 12:50 në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytet, ku u lëndua qytetarja, Eriketa Gjuzi.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Bejleri u mor në pyetje gjatë natës në komisariat, dhe më pas u la e lirë. Mësohet se bukuroshja e ekranit do të hetohet për rastin në fjalë nga Prokuroria. Sipas policisë, Bejleri duke drejtuar mjetin tip “BMW” me targë “AA 998 NY”, ka aksidentuar duke u larguar nga vendi i ngjarjes, Eriketa Gjuzin, 63 vjeçe. Kjo e fundit aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vetë e aksidentuara denoncoi se moderatorja, Ilda Bejleri,  ishte ajo që e përplasi me makinë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Ndërsa dje në një prononcim për Dosja.al, prezantuesja Bejleri u shpreh se nuk është aspak e vërtetë që ajo ka aksidentuar dikë, por se bëhet fjalë për një inskenim. Moderatorja theksoi se zonja në fjalë është rrëzuar vetë para automjetit të moderatores dhe se ajo ka ndaluar makinën për ta ndihmuar, por më pas është larguar. Pas shoqërimit në Polici, Ilda Bjeri ka reaguar sërish në Instagram, ku ka theksuar se makina e saj ka qenë e ndaluar në momentin që zonja është rrëzuar në nxitim e sipër.

Ky lajm u publikua dje  fillimisht nga  Dritare.net, ku në të shkruhej se moderatorja Ilda Bejleri kishte aksidentuar një 64-vjeçare me automjetin e saj të llojit “BMW X5” dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti i ilda bejlerit eriketa gjuzi ilda bejleri aksidenti i ilda bejlerit eriketa gjuzi ilda bejleri

Sondazh

Poll