Politike

"E ka kaluar testin neuro-psikiatrik?"/Korreshi përplaset me Zegjine Çaushin, Manja i kthehet socialistes: Të bëhemi pak seriozë

Në këto momente ka ndërhyrë dhe kreu i Komisionit Ulsi Manja, duke i kërkuar socialistes që të mos ndërhyjë më, pavarësisht se çfarë thotë Korreshi. 

15 Dhjetor 2025, 13:59 Nga I.A
"E ka kaluar testin neuro-psikiatrik?"/Korreshi përplaset me
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Një episod debati ka ndodhur ditën e sotme mes deputetit demokrat Saimir Korreshi dhe socialistes Zegjine Çaushi. Gjatë mbledhjes në Komisionin e Ligjeve, Korreshi ka ironizuar ligjet e sjella nga maxhoranca për tu miratuar.

Ndërkohë që teksa Korreshi ka mbajtur fjalën e tij në Komision, Çaushi e ka ndërprerë disa herë duke mos e lejuar që të mbarojë fjalën e tij. Në këto momente ka ndërhyrë dhe kreu i Komisionit Ulsi Manja, duke i kërkuar socialistes që të mos ndërhyjë më, pavarësisht se çfarë thotë Korreshi. 

Pjesë nga debati:

Saimir Korreshi: Ore mos na keni vënë ndonjë kamera të fshehtë dhe kjo seancë mos është ndonjë kamera e fshehtë për vit të ri. Po bëheni qesharakë me këtë ligj.

Ulsi Manja: Seanca është publike, jemi live, në dritë të Diellit, po të duash ti ngre edhe grilat.

Ulsi Manja: Zonja Çaushi të lutëm, zoti Korreshi vijo me fjalën tuaj.

Saimir Korreshi: Unë kam hall testin e kartelës e kanë kaluar, që na sjellin këto lloj ligjesh. E ka kaluar testin neuro-psikiatrik, se të vish me këto ligje këtu duhet të kalosh testin neuro-psikiatrik

Zegjine Çaushi: Kush duhet ta kalojë këtë?

Ulsi Manja: Zonja Çaushi, të lutem. Të bëhemi pak seriozë se Shqipëria ka në fuqi ligjin numër 60/2016.

Saimir Korreshi: Atje nuk erdhi ministri, këtu vjen ministri. Hall i madh ju ka rënë se si duhet ta plotësoni vendin se do të ketë shumë kërkesa spiunësh. Ja spiunlliqet. Me këtë ligj nuk i bëjmë nder Shqipërisë, vetes bëni çfarë të doni. Ju po krijoni një lloj lufte spiunash.

Ulsi Manja: A ka mundësi të mos ndërhyni kur flasin deputetët, çfarë të dojë të thotë.

ulsi manja saimir korreshi zegjine caushi

Sondazh

Poll