Politike

Berisha: Asnjë shqyrtim nuk do të ketë për asnjë kandidat me mazhorancën e drogës dhe krimit

Ndër të tjera, Kryedemokrati shtoi se me protesta nisin betejën e tyre, si rrugën e vetme për të patur një qeveri teknike dhe rikthyer votën. 

15 Dhjetor 2025, 13:30 Nga E. D
Berisha: Asnjë shqyrtim nuk do të ketë për asnjë
Sali Brisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Brisha tha se lidhur me vijimin e bashkëpunimit me PS, nuk do të të ketë asnjë shqyrtim dhe theksoi se nuk do të ketë për asnjë kandidat me mazhorancën e drogës dhe krimit. Duke dhënë një përgjigje të prerë nga selia blu, Lideri i opozitës tha se ky është absolutisht vullneti i anëtarëve të PD-së. Ndër të tjera, Kryedemokrati shtoi se me protesta nisin betejën e tyre, si rrugën e vetme për të patur një qeveri teknike dhe rikthyer votën. 

"Asnjë shqyrtim nga ne, Partia Demokratike nuk do të ketë për asnjë kandidat dhe nuk ka më asnjë lloj bashkëpunimi me mazhorancën e drogës dhe të krimit. Kjo është përgjigja ime dhe ky është absolutisht vullneti i anëtarëve të PD-së. Ne nisim betejën tonë, si rrugën e vetme për të patur një qeveri teknike dhe rikthyer votën," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll