Politike

"Firmat për Endrit Shabanin janë tërhequr..."/ Berisha: Rruga e vetme tani është protesta kush ka guxim të na bashkohet

Në fund, Lideri i opozitës shtoi se diktaturat kurrë nuk rrëzohen me votë, por sipas tij diktaturat janë rrëzuar me revolta dhe protesta të fuqishme.

15 Dhjetor 2025, 13:23 Nga E. D
"Firmat për Endrit Shabanin janë tërhequr..."/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i partisë demokratike, Sali Berisha, duke folur për Endi Shabanin si avokat i popullit, tha se firmat për të janë tërhqur po me firmë. Nga selia blu, Berisha tha se tani rruga e vetme është protesta dhe bëri thirrje që kush ka guxim të bashkohet me PD. Në fund, Lideri i opozitës shtoi se diktaturat kurrë nuk rrëzohen me votë, por sipas tij diktaturat janë rrëzuar me revolta dhe protesta të fuqishme.

"Do të jetë çështje që do të diskutohet. Fjalët nuk i merr era. Firmat nuk janë fjalë. Firmat janë tërhequr me firmë. Pra, ndjesa është kërkuar, normale, por firmat e dhëna për Endrit Shabanin, janë tërhequr jo me fjalë, se edhe me fjalë mund të tërhiqeshin, por janë tërhequr me firmë nga secili. Pra, firmat janë bërë zero nga ata që kishin firmosur...Ka një problem këtu. Ka një propagandë të shpifur, me të cilën Edi Rama përpiqet të lajë duart si Ponc Pilati. Dhe u them demokratëve mos u mashtroni.

Dhe u them qytetarëve mos u mashtroni. Se Endrit Shabani kurrë nuk është zgjedhur me firmat e deputetëve demokratë. Se çdo deputet demokrat, me firmë ka tërhequr firmën që i është dhënë, në një kohë kur ekzistoi një lloj koalicioni për Bashkinë e Tiranës. Pra, e vërteta është kjo. Propaganda është propagandë. Unë u kërkoj demokratëve të shohin të vërtetën në sy dhe jo propagandën mashtruese të Edi Ramës dhe kriptoramistëve se nuk sjell asnjë dobi...Lidhur me pyetjen tjetër. Ajo do një diskutim dhe do një konkluzion, nuk përbën asnjë lloj problemi ajo.

Nuk ishte çështja këtu se ne po kërkonim për pushtet një kandidaturë konsensuale për Avokatin e Popullit, jo, ne e kërkonim atë për të drejtat e qytetarëve. Por, Edi Rama në etjen e tij të çmendur, të pashuar për pushtet, mori edhe institucionin e fundit. Ky institucion ishte i vetmi që kishte mbetur me një ujdi. E mori, kaq ishte i gjithë problemi. Tani, rruga jonë është rruga e protestës. Ata që kanë guxim të bashkohen me ne në këtë rrugë gjer në triumfin e kauzës tonë të drejtë. Diktaturat kurrë nuk rrëzohen me votë, diktaturat janë rrëzuar me revolta dhe protesta të fuqishme," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll