Politike

"Ambasadori i BE telefonoi Ramën"/ Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Një natë para votimit Balla i tha përfaqësuesit tonë se…

Kyredemokrati tha se nëse ai amendament do ishte votuar, Shqipëria nuk do të ishte sot vendi i vetëm në Europë, ku nuk mund të luftohet korrupsioni, me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

15 Dhjetor 2025, 13:21 Nga E.d

"Ambasadori i BE telefonoi Ramën"/ Berisha tregon prapaskenat e

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Endri Shabani është njeriu i pazareve të Ramës. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se PD është kundër imunitetit për efekte të korrupsionit. Në lidhje me këtë ai tha se në vitin 2012 ka qenë iniciatori i amendamentit, me të cilin hiqej për efekte të hetimit të korrupsionit, çdo lloj kufizimi kushtetues për prokurorinë.

Kyredemokrati tha se nëse ai amendament do ishte votuar, Shqipëria nuk do të ishte sot vendi i vetëm në Europë, ku nuk mund të luftohet korrupsioni, me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Berisha tha se Edi Rama zgjodhi avokat njeriun e tij, i cili sipas tij bënte pazare në zyrën e tij. 

Më tej, Lideri i opozitës iu përgjigj deklaratave të Taulant Ballës, i cili më herët sot tha se nëse opozita nuk merr pjesë në komisione, atëherë do të ndryshojë formula për anëtarë të barabartë. Berisha iu rikthye debatit për zgjedhjen e avokatit të popullit, ku tha se Balla “deri në darkën e ditës para votimit, përfaqësuesit tonë i ka thënë “nuk jam dakord për Shabanin, por këtë e vendos Rama.”

"Së pari, ne jemi kundër lloj imuniteti për efekte të korrupsionit dhe ju rikujtoj këtu se në vitin 2012, kam qenë personalisht iniciatori i amendamentit me të cilin hiqej për efekte të hetimit të korrupsionit, çdo lloj kufizimi kushtetues për prokurorinë dhe në një kohë kur prokurorja ishte një armike e betuar e qeverisë së Sali Berishës. Dhe ai qëndrim ka qenë i drejë. Në qoftë se ai amendament do ishte votuar, nuk do arrinim sot, vendi i vetëm në Europë, ku nuk mund të luftohet korrupsioni, me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese hoqi masën e pezullimit, duke i krijuar të gjitha mundësitë Edi Ramës dhe Lubi Ballukut të shkatërrojnë çdo provë. Kanë filluar tani fushatën kundër mesazheve, po ti ndjekësh.

Të gjithë vuvuzelat e propagandës së tij se çfarë janë ato mesazhe, ç’vlera kanë ato mesazhe, e me radhë e me radhë. Edhe aty do të ja dalin mos ke merak. Prandaj dhe është koha e sovranit, është koha të flasë sovrani. Përsa i përket deklaratës së Taos, apo Taulant Begoyarisit, dua të them vetëm kaq. Partia Demokratike nuk ka njohur zgjedhjet, ka arritur për herë të dytë në historinë e pluralizimit damkosjen ndërkombëtare të tyre, duke paraqitur qindra e mijëra fakte. Shumë shpejt do të paraqesim në publik botimin tonë prej 1500 faqesh, për dhunën, grabitjen, farsën zgjedhore 2011.

PD me gjithë këtë u angazhua në një proces, duke menduar se, në mbështetje të rekomandimeve të OSBE-ODIHR, do mund të bëheshin disa ndryshime për përmirësimin e kuadrit zgjedhor, me bindjen absolute se çdo ndryshim nuk bën të mundur zgjedhje të lira, për sa kohë Edi Rama të jetë në pushtet. Jo. E njëjta gjë për reformë territoriale. Por me aktin që kryen me Avokatin e Popullit, shkelmuan çdo parim të bashkëpunimit minimal. Çdo parim të bashkëpunimit minimal. Edi Rama zgjodhi avokat njeriun e tij. Njeriun që hynte e dilte, bënte pazare në zyrën e tij dhe kjo është e padiskutueshme.

Edi Rama zgjodhi avokat njeriun të cilin firmat ishin dhënë për të qenë në listë dhe kjo ishte një gabim. Por kurrë për të qenë Avokati i Popullit. Tjetër është në listë, tjetër është të vlerësohesh nga komisioni, tjetër është të veprosh në parlament. Firmat e dhëna për të qenë në listë, e them dhe njëherë gabim dhe prandaj kam kërkuar ndjesë për këtë, u tërhoqën që të gjitha me firmë nga autorët e atyre firmave. Por kjo nuk pati rëndësi, Edi Rama zgjodhi avokatin që donte.

Tani, meqenëse ai doli sot me lavdërime do të ju them unë juve këtu; nuk është në natyrën time të nxjerr gjërat konfidenciale, por ky person kaq i pakarakter, gjer në darkën e ditës para votimit, përfaqësuesit tonë, i ka thënë se, unë nuk jam për Endri Shabanin, por këtë e vendos Rama. Kaq e vërtetë është kjo për ta ditë ju, saqë se çfarë ka biseduar ky me Ambasadorin e BE-së nuk e di, por di mirë se ambasadori i BE ka komunikuar me Ramën, dhe Rama e ka kundërshtuar në mënyrë të prerë, ka komunikuar aty se, avokati i tij do të jetë Endri Shabani. Kjo është e tërë historia," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama endri shabani

Sondazh

Poll