Politike

Berisha: Lapaj ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe po bën

Kryedemokrati foli për protestën e Adriatik Lapaj para kryeministrisë, i cili e përgëzoi dhe e përshëndeti kreun e Partisë “Shqipëria Bëhet” për tubimin që po bën. 

15 Dhjetor 2025, 13:34 Nga E. D
Berisha: Lapaj ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarër në selinë blu, deklaroi se opozita do të nisë protestat si e vetmja rrugë për të krijuar qeverinë teknike dhe rikthimin e votës së lirë. Kryedemokrati foli gjithashtu për protestën e Adriatik Lapaj para kryeministrisë, i cili e përgëzoi dhe e përshëndeti kreun e Partisë “Shqipëria Bëhet” për tubimin që po bën. 

"Tani, siç e di ti kjo Foltorja jashtë kryeministrisë ka filluar javë më parë. Adriatik Lapaj ka filluar një protestë për të cilën unë e përshëndes dhe e përgëzoj. E mbështes protestën e tij dhe aktin e tij. Padiskutim. Ai zotëri ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe po bën. Kaq mund të them për të," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll