Politike

"Një hero i vërtetë"/ Berisha publikon VIDEO-n ku qytetari neutralizon agresorin në Australi: Akt i shëmtuar terrorist, dënoj me ashpërsinë më të madhe

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka publikuar videon e neutralizimit të agresorit nga një qytetar, i cili i shkon nga mbrapa dhe i rrëmben armën e zjarrit. Kryedemokrati e ka quajtur ‘një hero të vërtetë’, si dhe ka shprehur ngushëllimet më të ndjera familjarëve të viktimave.

14 Dhjetor 2025, 19:28 Nga E. D
"Një hero i vërtetë"/ Berisha publikon VIDEO-n ku
foto ilustruese

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas sulmin terrorist në Australi, ku 12 persona humbën jetën dhe 29 të tjerë u plagosën. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka publikuar videon e neutralizimit të agresorit nga një qytetar, i cili i shkon nga mbrapa dhe i rrëmben armën e zjarrit. Kryedemokrati e ka quajtur ‘një hero të vërtetë’, si dhe ka shprehur ngushëllimet më të ndjera familjarëve të viktimave. Lideri i opozitës ka dënuar gjithashtu me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar terrorist.

Postimi i plotë:

Një hero i vërtetë. Miq, një terrorist antisemit në Bondi, Australi në një akt makabër ekzekutoi 11 qytetarë të pafajshëm vetëm se ishin hebrej. Por një qytetar trim dhe hero u hodh si luan mbi terroristin dhe e neutralizoi atë. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve të viktimave dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar terrorist dhe nderim qytetarit guximtar që me aktin e tij heroik rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar qytetarët e pafajshëm. 

Sulmi i së dielës është incidenti më i rëndë i këtij lloji në vend që nga viti 1996, kur një person i armatosur vrau 35 njerëz në një vend turistik në shtetin jugor të Tasmanisë. Video që qarkullojnë në mediat sociale shfaqnin njerëz në plazh dhe në parkun aty pranë duke u shpërndarë, ndërsa dëgjohen të shtëna të shumta dhe sirena policie.

Një video tregonte një burrë të veshur me këmishë të zezë duke qëlluar me një armë të gjatë, përpara se të neutralizohej nga një burrë me bluzë të bardhë, i cili ia mori armën nga duart. Një burrë tjetër u pa duke qëlluar me armë nga një urë këmbësorësh. Ndërsa një video tjetër tregonte dy burra të shtrirë përtokë dhe të mbajtur nga policë me uniformë mbi një urë të vogël këmbësorësh. Sulmi ndodhi pothuajse saktësisht 11 vjet pasi një person i armatosur mori peng 18 persona në kafenenë Lindt në Sidnej./Dosja.al

sulmi terrorist ne australi sali berisha

Sondazh

Poll