Aktualitet

Aksident në Tiranë, 23-vjeçari përplas motorin, humb jetën drejtuesi, plagoset pasagjerja

Mësohet se një 23-vjeçar me makinë ka përplasur të 40-vjeçar me motor, i cili ka humbur jetën nga përplasja.

13 Dhjetor 2025, 21:58 Nga I.A
Aksident në Tiranë, 23-vjeçari përplas motorin, humb
Foto Ilustruese

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Prushit në Tiranë. Mësohet se një 23-vjeçar me makinë ka përplasur të 40-vjeçar me motor, i cili ka humbur jetën nga përplasja. Ndërkohë që e dëmuar ka mbetur pasagjerja në motor, një vajzë 22-vjeçare. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Në rrugën e Prushit, automjeti me drejtues shtetasin F. Gj, rreth 23 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T, rreth 40 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit si dhe është dëmtuar pasagjeria në motomjet shtetasja A. Gj, rreth 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit shtetasi F. Gj, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit./Dosja.al

aksident ne tirane

Sondazh

Poll