Aktualitet

Kushëriri kryente gërmime dheu pa leje në Kukës! Inspektori kërcënon drejtorin e IKMT-së që e zbuloi, blutë e prangosin

Kërcënimet lidhen me një aktkonstatim për gërmimin e tokës në fshatin Krenzë, kryer nga kushëriri i inspektorit, shtetasi M.L.

13 Dhjetor 2025, 12:03 Nga M.L
Kushëriri kryente gërmime dheu pa leje në Kukës! Inspektori
Foto ilustruese

KUKËS- Policia ka arrestuar një inspektor të IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale të Kukësit, pas akuzave se ka kërcënuar drejtorin e institucionit. Kërcënimet lidhen me një aktkonstatim për gërmimin e tokës në fshatin Krenzë, kryer nga kushëriri i inspektorit, shtetasi M.L.

Inspektori, 46 vjeç dhe banues në Kukës, u arrestua për “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”, ndërsa kushëriri i tij, 33 vjeç, u procedua për “Shpërdorim të tokës”, pasi kishte kryer gërmimin e tokës në zonën përkatëse.

Njoftimi:

Kukës/ Kanosi Drejtorin Rajonal të IKMT-së Kukës, për shkak të një aktkonstatimi, vihet në pranga inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës.

Procedohet penalisht edhe shtetasi që kishte kryer gërmimin e dheut në zonën e fshatit Krenzë (kushëri i të arrestuarit).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasin D. H., 46 vjeç, banues në Kukës, me detyrë inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të IKMT-së, Kukës.

Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të drejtuesit të Drejtorisë Rajonale të IKMT-së, Kukës, shtetasit B. T., se është kanosur për shkak të detyrës nga shtetasi D. H., në lidhje me një aktkonstatimi për gërmimin e tokës në fshatin Krenzë, nga shtetasi M. L. (djali i xhaxhait të të arrestuarit).

Në vijim të veprimeve, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. L., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, i cili kishte kryer gërmimin e dheut në zonën e fshatit Krenzë.

Sondazh

Poll