Aktualitet

Pengmarrja për pazaret e drogës në Vlorë! Publikohet VIDEO e 39-vjeçarit nga Kosova duke drekuar në një restorant me të pengmarësit, i kërkuan 70 mijë euro në këmbim të 'lirisë'

Sipas palës mbrojtëse, këto pamje tregojnë se mes palëve ekzistonte një marrëdhënie miqësore dhe jo një situatë dhune apo mbajtjeje peng.

13 Dhjetor 2025, 13:18 Nga M.L

Pengmarrja për pazaret e drogës në Vlorë! Publikohet VIDEO e

VLORA- Detaje të reja dalin në dritë nga pengmarrja e 29-vjeçarit kosovar Fisnik Xhaka në Vlorë, ngjarje për të cilën janë arrestuar tre të rinj vlonjatë; Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj. Kosovari dyshohet se kishte rol ndërmjetësues në një marrëveshje droge me persona jashtë Shqipërisë, çka më pas u kthye në shkakun kryesor të konfliktit.

Mësohet se Xhaka kishte dalë garant për tre të arrestuarit, duke siguruar që një sasi droge me vlerë rreth 70 mijë euro të dorëzohej në një vend të Bashkimit Evropian pa u paguar paraprakisht. Marrëveshja parashikonte që pagesa të kryhej më vonë, por paratë për ngarkesën nuk u kthyen kurrë, duke sjellë përshkallëzimin e situatës.

Si pasojë, shtetasi kosovar u mbajt peng për rreth dy javë, gjatë të cilave dyshohet se është ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Ngjarja u zbulua pas denoncimit të motrës së 39-vjeçarit, e cila jeton në Suedi dhe njoftoi autoritetet përmes Interpolit. Ky i fundit koordinoi veprimet me Policinë e Vlorës, e cila arriti të lokalizojë vendndodhjen e Xhakës dhe të arrestojë tre autorët brenda vetëm 15 minutash.


Nga ana tjetër, pala mbrojtëse ka hedhur poshtë akuzat për pengmarrje, duke paraqitur si prova video dhe fotografi ku viktima shfaqet duke drekuar qetësisht me personat e ndaluar. Sipas palës mbrojtëse, këto pamje tregojnë se mes palëve ekzistonte një marrëdhënie miqësore dhe jo një situatë dhune apo mbajtjeje peng.

Pengmarrja për pazaret e drogës në Vlorë! Publikohet VIDEO e

Apartamenti ku mbahej peng viktima ndodhej rreth 300 metra larg Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ishte i pajisur me kamera sigurie që monitoronin lëvizjet përreth banesës. Pas ndërhyrjes së policisë, Fisnik Xhaka u lirua dhe iu dha ndihma mjekësore për dëmtime të lehta.

Gjatë kontrolleve në banesa, policia sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa në banesën e Julian Zogajt, si dhe një radio marrëse-dhënëse të ngjashme me ato që përdoren nga Policia./ Dosja.al

fisnik xhaka vilson agaj orest Çorapaj julian zogaj

Sondazh

Poll