13 Dhjetor 2025, 10:25
Nga M.L
Foto nga operacioni policor
KAVAJË- Policia e Kavajës ka vënë në pranga dy shtetase nga Kolumbia, të cilat përdornin një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës për ushtrim prostitucioni. Në pranga rtanë L.S., 26 vjeçe, dhe M.P., 26 vjeçe, të dyja banuese në Kolumbi, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për ushtrim prostitucioni”.
Po ashtu, për të njëjtën çështje u procedua në gjendje të lirë edhe një 22-vjeçar nga Burreli me iniciale E.M., për veprën penale “Prostitucioni”. Si prova materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një shumë parash në lekë dhe valutë, tre aparate celular, një bllok shënimesh dhe disa karta SIM.
Sipas njoftimit të bluve, hetimet treguan se të dyja shtetaset kishin marrë me qira apartamentin dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm.
Njoftimii policisë:
Finalizohet faza e 11-të e operacionit policor të koduar “STORM” për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Kishin marrë një apartament me qira në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe e shfrytëzonin për prostitucion, vihen në pranga dy shtetase nga Kolumbia.
Procedohet penalisht edhe një shtetas shqiptar për prostitucion. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga strukturat e DVP Durrës, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve së bashku me Forcën e Posaçme Operacionale, u finalizua faza e 11-të e operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë disa javore, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.
Në kuadër të kësaj faze të operacionit “Storm”, të zhvilluar në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Durrës, u arrestuan për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetaset L. S, 26 vjeçe dhe M. P, 26 vjeçe, të dyja banuese në Kolumbi. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M., 22 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Prostitucioni”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash në lekë dhe në valutë, 3 aparate celular, një bllok shënimesh dhe disa karta sim. Nga veprimet hetimore të kryera për nevoja të këtij procedimi rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe e kishin përshtatur me qëllim ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit. Materialet procedurale ju kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjshëm Durrës./ Dosja.al
policia e kavajës prostitucion
Aktualitet
13 Dhjetor 2025, 10:12
M.L
Të dënuarit
ANGLI- Një gjykatë në Britani ka dënuar pesë shtetas, shqiptarë dhe rumunë, me një total prej...
Aktualitet
13 Dhjetor 2025, 09:54
M.L
Foto nga vendngjarja
KAKAVIJË- Protestat e fermerëve në Greqi do të vijojnë edhe këtë të shtun...
Aktualitet
13 Dhjetor 2025, 09:49
M.L
Foto ilustruese
VLORA- Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në qytetin bregdetar të Vlor&eu...
Aktualitet
13 Dhjetor 2025, 09:34
M.L
Sherri
SHKODËR- Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia pas një konflikti të dhunshëm që ndodhi m...
Aktualitet
13 Dhjetor 2025, 09:28
M.L
Foto nga vendngjarja
SHKODËR- Gjatë natës së kaluar, një supermarket në zonën e Kryebushatit, Bashkia Vau-Dejës, u ...
Aktualitet
13 Dhjetor 2025, 09:06
M.L
Arrestimi
TIRANA- Katër persona janë arrestuar nga policia gjatë operacionit të koduar “Catch”, për një s&eu...
Aktualitet
13 Dhjetor 2025, 07:57
M.L
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Një tubim protestues do të mbahet sot në Shkup, në shenjë solidariteti me ish-drejtuesit e Usht...
Aktualitet
13 Dhjetor 2025, 07:24
M.L
Foto ilustruese
Nisma për një reformë të re territoriale nga qeveria shihet nga ekspertët si një mundësi për të...
Aktualitet
13 Dhjetor 2025, 07:21
M.L
Foto ilustruese
Ekspertët e vlerësojnë Slloveninë si një model të përshtatshëm për Shqipë...
Aktualitet
13 Dhjetor 2025, 07:16
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të...