Aktualitet

Po punonte për ristrukturimin e një shkolle në Elbasan! Punonjësi bie nga lartësia dhe humb jetën, në pranga administratori dhe drejtuesi teknik

Lidhur me ngjarjen policia njofton se ka arrestuar një 33-vjeçar, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” si edhe drejtuesin teknik i punimeve, për të njëjtën vepër penale.

13 Dhjetor 2025, 11:14 Nga M.L
Po punonte për ristrukturimin e një shkolle në Elbasan!
Foto ilustruese

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Polis të Elbasanit, ku një punonjës 57-vjeçar humbi jetën pasi ra nga lartësia gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle. Lidhur me ngjarjen policia njofton se ka arrestuar një 33-vjeçar, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” si edhe drejtuesin teknik i punimeve, për të njëjtën vepër penale.

NJOFTIMI: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ditën e djeshme, gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis, dyshohet se ka rënë nga lartësia punonjësi, shtetasi Sh. M., 57 vjeç, i cili, si pasojë, ka humbur jetën./ Dosja.al

Sondazh

Poll