Aktualitet

VIDEO/ Përplasje mes Policisë dhe protestuesve para Kryeministrisë, Lapaj humb ndjenjat

Protesta e thirrur nga Lapaj po mbahet çdo ditë para Kryeministrisë. 

13 Dhjetor 2025, 16:55 Nga I.A
VIDEO/ Përplasje mes Policisë dhe protestuesve para
Protesta

TIRANË- Një përplasje ka ndodhur pasditen e sotme mes protestuesve të Adriatik Lapajt dhe policisë. Protesta e thirrur nga Lapaj po mbahet çdo ditë para Kryeministrisë. 

Ata janë përplasur fizikisht me blutë, teksa pas kësaj Adriatik Lapaj është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë. Pasi iu dha ujë nga të pranishmit, u kërkua që të krijohej më tepër hapësirë në rrethin e krijuar.

Përplasja mes tyre ka ndodhur pasi Policia, nuk lejon vendosjen e një gjeneratori jashtë kryeministrisë. Prej disa ditësh, Lapaj është vendosur para Kryeministrisë dhe kërkon dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa u ka bërë thirrje njerëzve t’i bashkohen në këtë protestë./Dosja.al

proteste ne kryeministri adriatik lapaj

Sondazh

Poll