Aktualitet

Dhunë në familje në Vlorë! E rëndë: babë e bir dhunojnë vajzën e shtëpisë, blutë i hedhin prangat

Sakaq Policia e Vlorës ka njoftuar arrestimin e të dyve: në pranga kanë rënë A. V., 55 vjeç, dhe djali i tij 24-vjeçar, gjithashtu me iniciale A. V.

13 Dhjetor 2025, 09:49 Nga M.L
Dhunë në familje në Vlorë! E rëndë: babë e
Foto ilustruese

VLORA- Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës. Babai dhe djali dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së shtëpisë. Sakaq Policia e Vlorës ka njoftuar arrestimin e të dyve: në pranga kanë rënë A. V., 55 vjeç, dhe djali i tij 24-vjeçar, gjithashtu me iniciale A. V.

Të dy akuzohen për dhunë ndaj vajzës 23-vjeçare. Hetimet janë në vijim për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasit A. V., 55 vjeç, dhe A. V., 24 vjeç, (babë e bir), pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. V., 23 vjeçe, (vajzë e 55 vjeçarit dhe motër e 24 vjeçarit).

dhune ne familje ne vlore

Sondazh

Poll