Sherri masiv me thika pranë gjimnazit në Shkodër! Blutë e veriut arrestojnë 2 të rinj, procedohen penalisht 5 të tjerë, të plagosur mbetën dy të mitur
Të arrestuarit janë K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, ndërsa hetimet janë nisur edhe për pesë të mitur, katër prej tyre të moshës 17-vjeçare dhe një 16-vjeçar, që u përfshinë gjithashtu në sherr.
SHKODËR- Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia pas një konflikti të dhunshëm që ndodhi mesditën e djeshme pranë Gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër. Të arrestuarit janë K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, ndërsa hetimet janë nisur edhe për pesë të mitur, katër prej tyre të moshës 17-vjeçare dhe një 16-vjeçar, që u përfshinë gjithashtu në sherr.
Policia bën me dije se përplasja ndodhi në lagjen “Kongresi i Përmetit” për motive të dobëta, duke shkaktuar dëmtime të lehta te dy të miturit 17-vjeçarë. Autoritetet kanë nisur procedimin penal dhe po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, dhe filluan procedimin penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar).
Këta shtetas, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe si pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al
Sondazh
U përfshi nga flakët gjatë natës, shkrumbohet plotësisht supermarketi në Shkodër! Raportohet për dëme të mëdha materiale
Foto nga vendngjarja SHKODËR- Gjatë natës së kaluar, një supermarket në zonën e Kryebushatit, Bashkia Vau-Dejës, u ...
VIDEO/ Plagosje, dhunë në familje e vjedhje! Blutë e Tiranës prangosin 4 persona, mes tyre një 36-vjeçar i dënuar nga Prokuroria me 3 vite burg
Arrestimi TIRANA- Katër persona janë arrestuar nga policia gjatë operacionit të koduar “Catch”, për një s&eu...
"Liria ka emër", Shkupi vishet sot kuqezi! Mijëra shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, "rrezikohet" arrestimi i ish-luftëtarëve
Foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Një tubim protestues do të mbahet sot në Shkup, në shenjë solidariteti me ish-drejtuesit e Usht...
Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone
Foto ilustruese Nisma për një reformë të re territoriale nga qeveria shihet nga ekspertët si një mundësi për të...
Sllovenia e bëri, Shqipëria mundet? Rajonet si rrugë drejt zhvillimit dhe integrimit në BE
Foto ilustruese Ekspertët e vlerësojnë Slloveninë si një model të përshtatshëm për Shqipë...
Kushte atmosferike të qëndrueshme e vranësira kalimtare, parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të...
Drejtësi nën anestezi/ Implanti i dhëmbit i rrezikoi shikimin- Genta Elezi la pas pacientë të gjymtuar, dentistja si cigane ndryshoi 5 herë vendodhjen
foto nga emisioni SHIJAK- Javën e kaluar ju folëm në lidhje me dentisten “profesioniste”, Genta Elezi Shaholli, e cila kishte nj...
"Tre vezë, një magji dhe një fshat në panik”/ Magji, demon dhe ‘shtriga’, që la djemtë beqarë
foto nga emisioni KORÇË- Shumica e njerëzve nënqeshin përballë magjisë. Dikush e konsideron çmenduri, dikush tj...
Kur puna të detyron të jesh njeri dhe pastaj gazetare
Jonida Mukja TIRANË- Unë jam Jonida Mukja. Prej XX vitesh punoj si gazetare te Piranjat. Këtë javë arritëm të mbyllim me...
“Edhe po të më vdesë rrugës, në arkivol nuk do ta sjell”/ Deklarata shokuese e gjyshit për nipin, policia bën lëvizjen e shumëpritur
foto nga emisioni TIRANË- Udhëtimi i radhës i Piranjave drejt Burrelit vjen pas shpërthimit të një skandali institucional q&e...
