Politike

"Ata që janë gati, me ata do ngrihemi"/ Berisha nga Elbasani: Do mbledhim Kryesinë, do vendosë me urgjencë fillimin e revoltave që nuk ndalen

Gjatë fjalës së tij në foltoren me demokratët e Elbasanit, Berisha u shpreh se për të zgjedhë kryetarin e SPAK, duhet të shkojë gjithë bota aty se e rrëmben Edi Rama.

12 Dhjetor 2025, 19:39 Nga E.d
"Ata që janë gati, me ata do ngrihemi"/ Berisha nga
Sali Berisha

ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD do të mbledhë kryesinë dhe do vendosë me urgjencë fillimin e revoltave që nuk ndalen. Gjatë fjalës së tij në foltoren me demokratët e Elbasanit, Berisha u shpreh se për të zgjedhë kryetarin e SPAK, duhet të shkojë gjithë bota aty se e rrëmben Edi Rama. Lideri i opozitës tha se vendi nuk mund të rrijë në funksion të një "farse", ndaj qytetarët duhet të ngrihen për votën e lirë.

"Ata që janë gati, me ata do ngrihemi. 3000 shqiptarë janë gati që nesër. Do shtohemi. Nuk rrihet më. E liroi. Për të zgjedhë kryetari i SPAK, duhet të shkojë gjithë bota aty se e rrëmben Edi Rama. A ecet kështu? Kemi punë me Edi Ramën. Është në gjak për votën tonë. O do votojmë të lirë ose do shuhemi. Nuk mund të rrijmë në funksion të një farse.

Janë diktaturat që do përfundojnë atje ku e kanë vendin. Ndaj dhe nesër në drekë mblidhet Kryesia e PD-së. Vendosë me urgjencë për fillimin e revoltave që nuk ndalen më kurrë gjer në largimin e Edi Ramës. Pati që nuk e kuptuan si duhet protestën e kryeministrisë. E filluam për të zenë vendin. Aty ditë e natë deri sa të rrëzojmë Edi Ramën. Është sheshi ynë, sheshi i fitores," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha foltore elbasan

Sondazh

Poll