Politike

Berisha: Përpjekja jonë është vetëm një: T'i përvishemi dhëmb për dhëmb Edi Ramës! Revoltë në fitore

Gjatë fjalës së tij në foltoren me demokratët e Elbasanit, Berisha u shpreh se pa votë të lirë ska të ardhme.

12 Dhjetor 2025, 18:51 Nga E.d
Berisha: Përpjekja jonë është vetëm një: T'i
Sali Berisha

ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se vendi është në pikën më kritike të historisë së tij. Gjatë fjalës së tij në foltoren me demokratët e Elbasanit, Berisha u shpreh se pa votë të lirë ska të ardhme.

Berisha tha se përpjekjet e opozitës janë të ligjshme dhe se zëri i saj është i fuqishëm. Në fund, tha se në kushtet e partisë-shtet, zgjedhjet nuk fitohen.

"Pse u ndala në këto unë? U ndala këto sepse tani jemi në një nga momentet më kritike të historisë sonë. Si njerëz politikë, ne duhet të realizojmë se pa votë të lirë ne të ardhme s'kemi. Absolutisht. Ne jemi njerëz edhe me eksperiencën tonë, edhe me njohuritë tona, me leximet tona, ne e dimë që farsa, jo që nuk zbutet, por shkon duke u thelluar. Në këtë farsë Edi Rama fitoi 52, në tjetrën do të fitojë 63. Nuk do japë më 100 euro, do japë 200 euro. Ne nuk kemi ç't'i bëjmë. Kur po hyjmë në zgjedhje, s'kemi ç't'i bëjmë. Por ne duhet të betohemi, duhet të zotohemi, të bëjmë atë që bënë 35 vite më parë, djemtë, vajzat, gratë, burrat, guximtarët e Elbasanit, u përleshën dhëmb për dhëmb me diktaturën. Çfarë na shërben ne, do thoni ju, ky raport?

Ka shërbimin më të madh. Sepse çdo përpjekje e jona është e ligjshme. Sepse çdo zë i ynë është i fuqishëm. Sepse çdo gjë që të bëjmë për votën e lirë, do dëgjohemi në gjithë botën. Mos harroni një gjë. Dy vite më parë na izoluan në thellësitë më të mëdha. Nga tetori i vitit 2024 gjer në 5 dhjetor të 2025, në 14 muaj, janë 7 rezoluta botërore të cilat sanksionojnë një për një të gjitha këto që ne themi këtu. A duhet të them me këtë unë se, ne nuk duhet të analizojmë veten tonë?

Jo, absolutisht. Jo. Përkundrazi, ne duhet të analizojmë, ne duhet të jemi krenarë me ato që arritëm, por duhet të analizojmë gjer në nji problemet që patëm gjatë këtyre zgjedhjeve. Jo se ne do fitonim zgjedhjet. Në kushte të partisë-shtet, zgjedhjet nuk fitohen. Askush nuk duhet të jetë naiv. Sepse me 2 miliardë euro, rrëzon një mal. Sepse me 100 euro për 60% të zgjedhësve, nuk kapërcehen. Dhe çdo përpjekje e jona në këtë drejtim do të jetë vetëshkatërruese për ne. Do të jetë vetëshkatërrim. Përpjekja jonë duhet të jetë një dhe vetëm një, T'i përvishemi dhëmb për dhëmb Edi Ramës. Revoltë, revoltë, revoltë deri në fitore." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita elbasan

Sondazh

Poll