Politike

Protesta përpara Kryeministrisë e “Shqipëria Bëhet”/ Ndërhyn sërish policia për të hequr çadrat, agravon situata (VIDEO)

Por gjatë mbrëmjes së sotme situata ka agravuar, pasi policia i ka kërkuar sërish që të largojnë çadrat të cilat kanë vendosur para godinës së Kryeministrisë për të qëndruar gjatë natës.

12 Dhjetor 2025, 18:49 Nga E. D
Protesta përpara Kryeministrisë e “Shqipëria
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Aktivistë të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të drejtuar nga Adriatik Lapaj dhe disa qytetarë prej disa ditësh po protestojnë para Kryeministrisë. Por gjatë mbrëmjes së sotme situata ka agravuar, pasi policia i ka kërkuar sërish që të largojnë çadrat të cilat kanë vendosur para godinës së Kryeministrisë për të qëndruar gjatë natës.


Qytetarët kanë kundërshtuar veprimet e policisë duke mos lejuar heqjen e çadrave dhe kjo ka sjellë një përplasje mes dy palëve.


Qyetarët dhe aktivistë të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” prej disa ditësh po protestojnë para kryeministrisë, duke kundërshtuar qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama për të mos shkarkuar zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për abuzime me tenderët publikë./Dosja.al

 

 

shqipëria bëhet protestë para kryeministrisë

Sondazh

Poll