Politike

Bardhi takon Ndimës Prokuroren e Përgjithshme të SHBA: Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është e vetmja mënyrë që Shqipëria të ecë përpara

Në një reagim bë Facebook, Bardhi nënvizon se përkushtimi i SHBA në luftën kundër korrupsionit është lajm i mirë për Shqipërinë.

12 Dhjetor 2025, 19:31 Nga E. D
Bardhi takon Ndimës Prokuroren e Përgjithshme të SHBA: Lufta ndaj
pamje nga takimi

SHBA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është takuar me ndihmës prokuroren e Përgjithshme të SHBA, gjatë vizitës së tij në Washington DC. Në një reagim bë Facebook, Bardhi nënvizon se përkushtimi i SHBA në luftën kundër korrupsionit është lajm i mirë për Shqipërinë.

Në postimin e tij, Bardhi thotë gjithashtu se lufta me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është e vetmja mënyrë që Shqipëria të ecë përpara, si një vend i denjë për të qenë anëtar i NATOs dhe si vend kandidat për në BE

REAGIMI:

Gjatë qëndrimit në Washington DC, kisha kënaqësinë të takohem me Ndihmës Prokuroren e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë, znj. Harmeet K. Dhillon.

Përkushtimi i SHBA për të vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre, është një lajm i mirë për Shqipërinë. Lufta me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është e vetmja mënyrë që Shqipëria të ecë përpara, si një vend i denjë për të qenë anëtar i NATOs dhe si vend kandidat për në BE./Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll