Politike

"Ai u mor me gjëra të tjera dhe pastaj iku"/ Berisha për Bashën: I thashë kryetarit më 2021 për të mbrojtur votën

Berisha gjithashtu analizoi hap pas hapi situatën paszgjedhore dhe parazgjedhore, duke shpjeguar se si u përdor paraja e krimit të organizuar dhe e buxhetit të shtetit për të tjetërsuar apo blerë votën më 11 maj.

12 Dhjetor 2025, 18:36 Nga DOSJA
"Ai u mor me gjëra të tjera dhe pastaj iku"/ Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë takimit në elbasan se qeveria “Rama” përdori gjithçka për të vjedhur zgjedhjet e 11 majit dhe opozita nuk u dorëzua, por mbajti zotimin për të mbrojtur votën e lirë.  Berisha përmendi edhe disa raste të kaluara, një prej tyre për zgjedhjet e vitit 2021, ku theksoi se edhe ato u vodhën nga qeveria e Ramës, por edhe pse e denoncoi dhe i kërkoi ish-kryetarit Lulzim Basha që të dilte të mbronte votën, ai nuk e përmbushi misionin dhe u largua.

“Në mënyrë absolute Rama i rrëmbeu me dhunë zgjedhjet, me forcë, me mjete të ligjshme e të paligjshme. Por e kisha thënë se do mbroj votën, e kisha bërë njëherë unë atë më 2001, betejë e vështirë. Edhe më 2021 i vodhi zgjedhjet ai, aq sa dha i mori, shkruajta edhe artikull se vota vdiq pa hyrë në kuti. Thirra kryetarin e partisë dhe i thashë se do mbrojmë votën, por ai u mor me gjëra të tjera dhe iku.

Kam vetëm një lutje, Sali Berisha, në mënyrë të përsëritur jo një herë, por dhjetëra herë, ju ka thënë se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, si dhe zotimi ynë solemn se do mbrojmë votën tuaj. Se cilat ishin zgjedhjet, pyes të gjithë votuesit dhe demokratët se a mund të quhen zgjedhje ato ku shteti angazhon të gjitha burimet e saj në garën elektorale, kur shteti ndikon te qytetarët për votën e tyre, të ndaluara me ligj, 4530 aktivitete, të gjitha me paratë e taksapaguesve, përfshi këtu edhe ditën e votimit Giro D’Italia, me 7 mln euro, organizatë private.

Për të blerë votat, me paratë tuaja, shpërndanë 100 euro për 760 mijë pensionistëve, apo faljen e të gjitha gjobave e kamatave, që tani faktohet se ishin 2 mld euro dhe atëherë nuk e dinim dhe htoja 200 mln, jo dalin 2 miliardë, e përfitonin mbi 200 mijë biznese, nga të cilat 84 mijë aktive, e kjo bëhej dy ditë para votimit”, tha berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll