12 Dhjetor 2025, 18:14
Nga E. D
Sali Berisha
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama së bashku me Sorosin, dëshironin një Shqipëri pa opozitë. Duke folur nga Elbasani, Lideri i opozitës theksoi se një diplomat i njohur i kishte thënë ish-ambasadores amerikane, Yuri Kim se, nuk ka asnjë fakt kundër Berishës.
Kryedemokrati tha ndër të tjera se Shqipëria pa opozitë apo me një fals opozitë ishte një vendim makabër jo vetëm i Edi Ramës, por dhe i George Soros dhe mafies ndërkombëtare.
"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju qytetarë dhe qytetarëve të Elbasanit, në Elbasan dhe kudo që janë sonte. Dhe një ndjesë për vonesën, por atë avantazh që krijoi tuneli që bashkoi Elbasanin me Tiranën, e humbet, e zhduk mungesa e bypass-it që duhet të ishte vepra e parë që duhet të ndërtohej pas tunelit të Elbasanit. Sonte është një ditë e veçantë në historinë e demokracisë, në historinë e lirisë së shqiptarëve. Revolta e qytetarëve të Elbasanit 35 vjet më parë në qytet, në kombinatin metalurgjik, revoltë në të cilën as tanket, as autoblindat dhe asgjë nuk mposhtën burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat guximtarë, por përkundrazi data 12 gjer në 14 u shndërrua në një arenë të madhe përleshjesh, në të cilat regjimi shpalosi të gjithë dhunën e tij, por Elbasanin dhe elbasanllijtë nuk i mposhti.
Dua të shpreh nderim më të madh për të gjithë ata guximtarë që në fakt me guximin e tyre themeluan këtu në Elbasan Partinë Demokratike të Shqipërisë. Të dashur miq, vitet e fundit siç jeni vetë në dijeni, ishin vitet më të vështira. Ishin një kalvar i paparë në historinë e Europës, që forca jonë politike, forcë e lirive dhe dinjitetit njerëzor, forcë e vokacionit e shpirtit perëndimor të kombit tonë, forcë e interesit kombëtar të shqiptarëve, forcë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe NATO, u përball me një agresion si asnjë forcë tjetër politike, me qëllimin e vetëm Shqipëria pa opozitë. Sepse pasardhësi i xhelatit të intelektualëve shqiptarë, Kristaq Rama, kërkon një Shqipëri si etërit e tij. Shqipëria pa opozitë apo me një fals opozitë ishte një vendim makabër jo vetëm i Edi Ramës, por dhe i George Soros dhe mafies ndërkombëtare.
Mirëpo ne demokratët jemi njerëz të idealeve. Në 1990-ën ne u ngritëm për idealet e lirisë. Në 1990-ën ne u ngritëm për interesin kombëtar. Ne u ngritëm për integrimin e Shqipërisë në Europë. U ngritëm pra për besimin tek Zoti, tek familja, dhe këto vlera janë sa hyjnore, aq dhe tokësore. Është një krim i shëmtuar të sulmosh një forcë politike që u përmbahet parimeve më të larta njerëzore. Por kjo ndodhi. Çfarë nuk u bë ndaj nesh. Do të citoj këtu një diplomat të shquar, i cili u ftuar nga Yuri Kim, pas sanksionimit tim, 4 ambasadorët kryesorë dhe ajo kërkon që të solidarizohej me vendimin tonë, të diktuar nga lobimi korruptiv i Edi Ramës dhe George Soros.
Ky diplomat i thotë jo. Nuk solidarizohem. Pse i pyet ajo? Nuk solidarizohem, thotë, së pari, sepse ju nuk na pyetët kur e morët këtë vendim.
Së dyti, se nuk keni absolutisht asnjë fakt. Jo tha, kemi, jo s'keni. Edhe në mënyrë asgjësuese, në prani të 4 të tjerëve i tha, jo s'keni asnjë fakt. Por tha, ju ja ktheu, por më e keqja dhe që s'e pranojmë ne kurrë, se ju e bëtë këtë për të ndihmuar qeverinë dhe godit opozitën. Dhe ne besojmë që vendi duhet të ketë qeveri dhe opozitë, dhe jo vetëm qeveri. E vërteta është se kjo platformë u zbatua në mënyrën më të pamëshirshme mbi ju, mbi demokratët që guxuan edhe njëherë të ngriheshin me forcën më të madhe ndaj kësaj padrejtësie që nuk kishte përjetuar ndonjë forcë politike në histori," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
12 Dhjetor 2025, 17:53
E. D
Edi rama, Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja Giorgia Meloni do të nxjerrë në ankand disa nga dhuratat që ka marr&e...
Politike
12 Dhjetor 2025, 16:54
E. D
Giorgia Meloni, Edi Rama
TIRANË- Revista britanike The Economist i ka kushtuar një artikull vendit tonë, këtë herë duke u nd...
Politike
12 Dhjetor 2025, 16:32
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazemend Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se Niko Peleshi i paraqiti d...
Politike
12 Dhjetor 2025, 16:22
E. D
Balluku, Rama, GJK
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rikthejë në detyrë Belinda Ballukun, duke rrëzuar masën e ...
Politike
12 Dhjetor 2025, 16:11
E. D
TIRANË- Këshilli i Ministrave miratoi sot ngritjen e një Task-Force kombëtare dhe një Skuadre të veçantë organi...
Politike
12 Dhjetor 2025, 16:00
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka shkarkuar nga detyra një tjetër numër dy në ministrinë e Punëve t...
Politike
12 Dhjetor 2025, 15:48
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar përjashtimin e Kreut të grupit paralamentar të ...
Politike
12 Dhjetor 2025, 15:35
E. D
Edi Rama, Belinda Balluku, GJK
TIRANË-Mbledhja e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese për çështjen “Balluku k...
Politike
12 Dhjetor 2025, 15:23
E. D
Artan Gjermeni
TIRANË- Avokati Artan Gjermeni ka treguar arsyen pse u dorëhoq nga çështja e Erion Veliajt, ditën e sotme, pas v...
Politike
12 Dhjetor 2025, 15:05
E.d
Tedi Blushi
TIRANË- Deputeti i Partisë Lira, Tedi Blushi ka kërkuar një hetim ndërkombëtar ndaj burgosjes prej më s...