Politike

“E kanë kthyer në sport të preferuar”/ Meta flet për Reformën në Drejtësi: Po dënohet ‘me vdekje’ nga mazhoranca

12 Shkurt 2020, 18:47 Nga DOSJA
“E kanë kthyer në sport të preferuar”/ Meta flet

TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta nuk ka preferuar të komentojë ligjin e sapo miratuar në Parlament nga mazhoranca për mënyrën e kryerjes së betimit për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Gjatë një interviste për Euronews Albania, kreu i shtetit u shpreh se do të japë opinionin e tij në lidhje me këtë, në momentin kur ligji t’i mbërrijë në zyrë për dekretim.

 “Nuk e di se çfarë ka ndodhur në Parlament, por prej kohësh në Parlamentin tonë është lajm kur miratohet ndonjë ligj në respekt të Kushtetutë. Shkelja e Kushtetutës është kthyer në një sport të preferuar të mazhorancës. Nuk dëshiroj të komentoj diçka që nuk e kam lexuar, por në vijim të marrëzimit që ka ndodhur me zbatimin antikushtetues të reformës në drejtësi. Nuk habitem që të ketë ndodhur ndonjë marrëzi e tillë. Kur ligji të mbërrijë në Presidencë do të shprehem në mënyrë zyrtare. Nuk ekziston asnjë mekanizëm ligjor që rrëzon Kushtetutën, këto janë përpjekje për tëdënuar me vdekje çdo minimum kredibiliteti që mund t’i ketë mbetur reformës në drejtësi”, është shprehur z. Meta gjatë intervistës në studion e Ilva Now.

Reforma Zgjedhore ka mbledhur dhe njëherë Këshillin Politik, të cilët janë takuar sot dhe me eskpertët e OSBE që kanë mbërritur në Tiranë që prej ditës së djeshme. Anëtarët e Këshillit Politik, janë takuar sot ku kanë zhvilluar diskutime në lidhje me çështjet që kanë mbetur pezull nga takimet e mëparshme. Pas takimit drejtuesit e këtij Këshilli kanë folur për mediat duke thënë se ka pasur diskutime për propozimet e opozitës. Përfaqësuesi i PD për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi u shpreh për mediat se propozimi i opozitës është që korrupsioni zgjedhor të hetohet nga SPAK. Nga ana tjetër Gjiknuri u shpreh se PD-ja ka bërë disa propozime që i ka quajtur në nivel teknik, por përjashtoi faktin se mund të ishte diskutuar në lidhje me qeverinë tranzitore. Ndërsa Rudina Hjadari shtoi se PD-ja duhet t’i kishte sjellë më herë propozimet.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta reforma ne drejtesi ilir meta reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll