Politike

“Flirton me të”/ Andi Përmeti ‘shpërthen’ në Kuvend: Mazhoranca s’ka guxim të shkarkojë Ilir Metën, ja arsyeja

12 Shkurt 2020, 18:03 Nga DOSJA
“Flirton me të”/ Andi Përmeti ‘shpërthen’

TIRANË– Në seancën e sotme plenare, deputeti i opozitës së re Andi Përmeti gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit hodhi akuza ndaj mazhorancës, ndërsa foli për dy projekligjet e ndryshuara sa i përket emërimeve në Gjykatën Kushtetuese dhe statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sipas Përmetit, mazhoranca pretendon se ka Meta ka shkelur Kushtetutën, por nuk ka guxim ta shkarkojë ose ta cojë për gjykim në Gjykatën Kushtetuese, sepse sipas tij mazhoranca flirton me Ilir Metën.

“Ky ligj ka një qëllim të mirë, për të parandaluar çdo bllokim të mëtejshëm në gjykatat dhe sistemin e drejtësisë. Për të qenë më të saktë. Ky ligj ka për qëllim që mos të ndodhë më bllokimi si në rastin e fundit të Gjykatës Kushtetuese kur presidenti zgjedh të mos ftojë për betim një nga anëtarët. Arsyet pse mazhoranca e sjell këtë ligj në parlament janë pak të çuditshme, absurd. Mazhoranca deklaron se Presidenti ka shkelur Kushtetutën. Mazhoranca pretendon se ka shkelur Kushtetutën, por nuk ka guxim ta shkarkojë ose ta cojë për gjykim në Gjykatën Kushtetuese, sepse mazhoranca flirton me Ilir Metën”, u shpreh Përmeti në foltoren e Kuvendit.

Deklaratat u bënë sot në Kuvend, gjatë një seance që pati në fokus amendimet për paketën Anti-KCK, ligjin për shpronësimet dhe për nxjerrjen nga sistemi të bashkëpunëtorëve të komunizmit dhe ligjin për të huajt.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andi përmeti seanca plenare 12 shkurt 2020 andi përmeti seanca plenare 12 shkurt 2020

Sondazh

Poll