Politike

“Të të vijë turp, komunist”/ Ruçi përjashton nga seanca Ralf Gjonin, deputeti ‘shpërthen’ në Kuvend: E keni kthye

12 Shkurt 2020, 17:25 Nga DOSJA
“Të të vijë turp, komunist”/ Ruçi

TIRANË– Seanca e Kuvendit e cila vijon prej orësh është shoqëruar me debate mes kryetarit Gramoz Ruçi dhe deputetit të LSI-së, Ralf Gjoni. Kryeparlamentari Ruçi ka përjashtuar nga seanca deputetin e opozitës së re për 10 ditë nga Kuvendi.

Ralf Gjoni po fliste për dështimin e Reformës në Drejtësi dhe kapjen e shtetit nga mazhoranca, kryeparlamentari i ndërpreu fjalën. Sipas Ruçit, Gjoni ishte jashtë rendit të ditës dhe i kërkoi të lironte foltoren.

Mirëpo, deputeti nuk i është bindur urdhërit të Rucit dhe pas disa paralajmërimeve kryeparlamentari e ka përjashtuar nga seanca plenare.

“Të të vijë turp, komunist. E ke kthyer Kuvendin në pronë private”, i është drejtuar Ralf Gjoni kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Deklaratat u bënë sot në Kuvend, gjatë një seance që pati në fokus amendimet për paketën Anti-KCK, ligjin për shpronësimet dhe për nxjerrjen nga sistemi të bashkëpunëtorëve të komunizmit dhe ligjin për të huajt.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci ralf gjoni seancë plenare 12 shkurt 2020 gramoz ruci ralf gjoni seancë plenare 12 shkurt 2020

Sondazh

Poll