Politike

Meta pret në takim Mevlüt Çavuşoğlu-n: E falenderova për ndihmën që dha për tërmetin

12 Shkurt 2020, 16:02 Nga DOSJA
Meta pret në takim Mevlüt Çavuşoğlu-n: E falenderova për

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka publikuar një video ku tregon takimin me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. Në një njoftim nga Presidenca bëhet me dije se Meta falenderoi për solidaritetin dhe ndihmën e menjëhershme të dhënë nga autoritetet turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe i shprehu ngushëllimet për viktimat e tërmetit dhe ortekut në Turqi.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe theksoi rëndësinë e përmirësimit të mëtejshëm të klimës së biznesit dhe rritjes së investimeve turke në veçanti në vendin tonë. “Shqipëria dhe Turqia kanë ende një potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat, veçanërisht ekonomike-tregtare. Investimet turke janë të mirëpritura!”, u shpreh Presidenti Meta.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, si dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm të Turqisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë.

Mevlüt Çavuşoğlu ka zhvilluar sot një vizitë në Tiranë. Në fillim, ministri turk takoi Gent Cakajn, i cili u shpreh gjatë konferencës se janë nënshkruar disa marrëveshje, një ndër të cilat është edhe ajo për patentat. Çavuşoğlu tha Shqipëria duhet të kthejë në Turqi anëtarët e FETO-s. Më pas Çavuşoğlu shkoi në Kuvend ku takoi rastësisht dhe ambasadoren e SHBA Yuri Kim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta mevlüt çavuşoğlu mevlüt çavuşoğlu ne tirane ilir meta mevlüt çavuşoğlu mevlüt çavuşoğlu ne tirane

Sondazh

Poll