Politike

Takimi me Kryemadhin, ambasada e SHBA zbardh bisedën: Kim vuri theksin tek Reforma Zgjedhore

12 Shkurt 2020, 15:34 Nga DOSJA
Takimi me Kryemadhin, ambasada e SHBA zbardh bisedën: Kim vuri theksin tek

TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas takimit të djeshëm që ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Në një reagim në Facebook, ambasada shkuan se Kim u përqëndrua në rëndësinë e ecjes përpara me reformat zgjedhore të rekomanduara ngha OSBE-ja.

Më tej shtohet se ambasadorja dhe Kryemadhi biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimin e klimës së biznesit për të rritur mundësitë ekonomike për shqiptarët

Gjatë bisedës së saj me Kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi më 11 shkurt, Ambasadorja Kim u përqëndrua në rëndësinë e ecjes përpara me reformat zgjedhore të rekomanduara nga OSBE-ja dhe mirëpriti angazhimin demokratik të LSI-së për të siguruar miratimin e saj sa më shpejt. Ambasadorja dhe Kryemadhi biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimin e klimës së biznesit për të rritur mundësitë ekonomike për shqiptarët”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.

Ditën e djeshme ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim i ka shkuar në zyrë kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.  Kjo vizitë është në vazhdën e takimeve prezantuese të ambasadores së re të SHBA, e cila prej disa ditësh ka marrë detyrën dhe ka takuar figura të politikës  dhe institucioneve shqiptare si Ramën, Metën, Bashën,  apo edhe Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çelën si dhe kreun e KLP, Gent Ibrahimin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi yuri kim yuri kim takon kryemadhin monika kryemadhi yuri kim yuri kim takon kryemadhin

Sondazh

Poll