Politike

Të shtënat me armë në Shkodër/ PD: Bandat s’njohin ligj, po kërcënohet jeta e qytetarëve

12 Shkurt 2020, 14:36 Nga DOSJA
Të shtënat me armë në Shkodër/ PD: Bandat

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas të shtënave të regjistruara në mes të qytetit të Shkodrës mesditën e sotme. Përmes ish-deputetes shkodrane, Izmira Ulqinaku, PD shprehet se bandat në Shkodër nuk njohin ligj dhe policia është bërë njësh me to, për këtë arsye jeta e shkodranëve është në rrezik.

Situata e rëndë kriminale në Shkodër, reagon ish-deputetja Izmira Ulqinaku: Policia është bërë njësh me bandat, urdhërohet nga të fortët e qytetit. Ditën për diell, përplasje me armë në qendër të Shkodrës!Bandat nuk njohin ligj e as rend! Policia është bërë njësh me to, urdhërohet nga të fortët e qytetit!Sa të mbrojtur janë qytetarët kur policia bën sehir! Po kërcënohet jeta e shkodranëve!

Kurrë nuk jemi ndeshur me situata të tilla, çdo tre ditë të përplasen me armë kriminelët në mes të qytetit. Kjo vjen si pasojë e marrjes në mbrojtje të bandave nga qeveritarët.Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe Deputetet e Mazhorancës janë përgjegjes për situatën në Shkodrën tonë, sepse janë ato që po tolerojnë ngjarje të tilla dhe po përkeqësojnë situatën nëpërmjet indiferencës!Shkodranët duan ndryshimin, duan zgjedhje të parakohshme, sepse Edi Rama po e bën qytetin të pajetueshëm!#ramaik“, shkruan Ulqinaku.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Shkodër, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Policia ka reaguar për ngjarjen dhe ka bërë me dije se një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe është larguar me automjet

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike izmira ulqinaku te shtena me arme ne shkoder izmira ulqinaku te shtena me arme ne shkoder

Sondazh

Poll