Politike

Ligji për të huajt, Gjoni kundër dhe debaton me Ballën: Po zëvendësoni shqiptarët me punëtorë nga vendet e treta

12 Shkurt 2020, 16:39 Nga DOSJA
Ligji për të huajt, Gjoni kundër dhe debaton me Ballën: Po

TIRANË- Deputeti, Ralf Gjoni ka reaguar kundër ndryshimit në ligjin e të huajve, duke thënë se me këto ndryshime po kërkohej shpopullimi i vendit dhe zëvendësimi me punëtorë të huaj.  Gjoni u shpreh se Shqipëria nuk ka nevojë për krah pune, duke shtuar se ky ligj sillte ardhjen nga vendet e treta të emigrantëve. Por si përgjigje ka ardhur nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha se Gjoni po gënjen.  “Ky projektligj s’ka lidhje fare në tërmetin. Ju këtë ligj e keni vendosur për konsultim publik online për 20 dite në dt. 19 shtator 2019. Pra dy muaj përpara tërmetit të nëntorit. Dhe për më tepër, nuk është konsultuar me asnjë prej grupeve të interesit apo me shoqërinë civile. Pastaj përse nuk ka një studim të nevojave të tregut të punës?”, tha Gjoni në parlament.

Taulant Balla deklaroi sa janë hequr procedura burokratike, dhe ligji po bëhet për t’i hapur punë forcës punëtore të huaj që të vijë në Shqipëri për rindërtimin pas tërmetit.  “Për ata që nuk e dinë, ka një procedurë që kalon përmes shërbimeve inteligjente. Vetëm kemi shmangur një hallkë që e kemi konsideruar idiote. S’ka nevojë të shkojë në Konsullatë, ta marrin në intervistë, të vijë pas dy javësh të marrësh pasaportën me vizë. Ua kemi bërë më të thjesht. Do i sjellin online, do verifikohen të gjitha dhe pastaj do të vlerësoj nëse paraqet risk për sigurinë e vendit, për emigrantë të paligjshme. Kemi një strukturë shtetërore që i verifikojmë ditën që hyjnë dhe ditë që dalin“, tha mes të tjerave Balla.

Por deputeti i opozitës nuk u ndal, duke thënë se është partiot dhe e do vendin e tij, ndaj dhe e kundërhston këtë ligj. “Taulant nuk e di me kë më ngatërron, por i harron gjërat që unë nuk flas pa lexuar. Jam patriot dhe e dua vendin tim. Nuk e kam fare për turp që nuk dua në vendin tim shtetas nga vende të dyshimta sa i përket sigurisë kombëtare, fare. Jam preferencial dhe çfarë kapaciteti teknik kanë të huajt. E pafalshme, pa asnjë konsultim publik ju i thonë shqiptarëve se ikni se ju zëvendësojmë me njerëz të botës së tretë. Unë dua persona nga vendet e zhvilluara”, tha Gjoni.

Deklaratat u bënë sot në Kuvend, gjatë një seance që pati në fokus amendimet për paketën Anti-KCK, ligjin për shpronësimet dhe për nxjerrjen nga sistemi të bashkëpunëtorëve të komunizmit dhe ligjin për të huajt. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ligji per te huajte ralf gjoni seancë plenare 12 shkurt 2020 taulant balla ligji per te huajte ralf gjoni seancë plenare 12 shkurt 2020 taulant balla

Sondazh

Poll