Bota

Ngrinë nga i ftohti në temperaturat -40 gradë Celsius, humbin jetën 13 emigrantë në Turqi

12 Shkurt 2020, 12:55 Nga DOSJA
Ngrinë nga i ftohti në temperaturat -40 gradë Celsius, humbin

TURQI– Stuhia e fortë “Ciara” që goditi Britaninë e Madhe është përhapur edhe në disa vende të Europës. Së fundmi ka prekur edhe Turqinë, duke e goditur fuqishëm, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 13 njerëz përgjatë Detit të Zi.

Sipas mediave të huaja 13 viktimat që kanë kanë ngrirë nga i ftohti, pasi temperaturat ishin -40 gradë celcius në rajonin Gële, janë emigrantë që ende nuk janë identifikuar për kombësinë e tyre.

Stuhia e dëborës ka qenë shumë e fortë në qytetin Hopa në brigjet veriore të Turqisë. Gjendja është tejet e rënduar për shkak të stuhisë Ciara në Europë, ku shumica e shteteve kanë anuluar të gjitha fluturimet, udhëtimet me tren dhe lundrimin e trageteve.

Si shkak i “Ciaras” kanë humbur jetën nëntë njerëz, në Francë, Gjermani, Çeki, Poloni dhe Itali. Ndërsa në 42 rajone të Francës autoritetet kanë ngritur alarmin, pasi pothuajse 130 mijë banesa janë pa energji elektrike.

Kjo stuhi e fuqishme ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në Britani ku shumë shtëpi  janë shkatërruar dhe pemët janë shkulur nga fuqia e madhe e erës, ndërsa autorietet përkatëse në vend u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos largohen nga banesat e tyre, sepse rreziku është shumë i lartë. Për shkak të stuhisë ‘Ciara’ që goditi edhe Gjermaninë, Italinë, Francën, Hollandën dhe Belgjikën qindra fluturime dhe udhëtime me tren janë anuluar në Evropën veri-perëndimore, pasi po përhapet me shpejtësi të madhe nëpër kontinet. Mijëra shtëpi në Irlandë, Britani e Madhe dhe Francë janë përmbytur, teksa era ka prekur majat midis 130 dhe 160 kilometra në orë në Francë dhe Gjermani, teksa pritet që të shkojë deri në 200 kilometra në orë.

Burimi: hurriyetdailynews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 13 viktima ne turqi nga ciara stuhia ciara ne britani 13 viktima ne turqi nga ciara stuhia ciara ne britani

Sondazh

Poll