Bota

OBSH: Vaksina kundër koronavirusit mund të jetë gati pas 18 muajsh

12 Shkurt 2020, 12:43 Nga DOSJA
OBSH: Vaksina kundër koronavirusit mund të jetë gati pas 18

KINË– Organizata Botërore e Shëndetit ka njoftuar ditën e djeshme  se shpreson ta ketë gati vaksinën për koronavirusin e ri brenda 18 muajve, por deri atëherë, vendet do të duhet të bëjnë të pamundurën për të shmangur sa më shumë virusin.

“Zhvillimi i vaksinave dhe terapive është një pjesë e rëndësishme e axhendës së hulumtimit. Por nuk është vetëm një pjesë. Ata do të kërkojnë kohë për t’u zhvilluar, por ndërkohë, ne nuk jemi të pambrojtur.”- tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konference për shtyp të martën.

“Vaksina e parë mund të jetë gati pas 18 muajsh,  kështu që ne duhet të bëjmë gjithçka sot duke ngritur armët kundër luftës së virusit vdekjeprurës.”- tha ai.

Ai e etiketoi sëmundjen si një kërcënim global. “Me 99 përqind të rasteve në Kinë, kjo mbetet shumë emergjente për atë vend, por ekziston një kërcënim shumë të madh për pjesën tjetër të botës.”- shpjegoi Tedros.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen e 1100 personave, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  45 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit, ndërsa BE-ja ka njoftuar se më 13 shkurt do  të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për Koronavirusin. Dje gjithashtu OBSH  ka ndryshuar emrin e këtij virusi vdekjeprurës, nga Koronavirus në Covid-19.

Burimi: Nypost

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1100 viktima nga koronavirusi koronavirusi në kinë virusi ne kine 1100 viktima nga koronavirusi koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll