Bota

9 shkolla të Britanisë së Madhe në alarm për virusin vdekjeprurës, nxënësit e infektuar po karantinohen

12 Shkurt 2020, 12:32 Nga DOSJA
9 shkolla të Britanisë së Madhe në alarm për virusin

BRITANI E MADHE- Nëntë shkolla janë vendosur në alarmin e infeksionit të Koronavirusit pasi mësuesit dhe nxënësit janë detyruar të karantinohen.

Prindërit e frikësuar për shëndetin e fëmijëve, i kanë tërhequr ata nga shkollat mëngjesin e ditës së djeshme për shkak të frikës se sëmundja vdekjeprurëse po përhapet.

Dy familjeve u janë dhënë udhëzime të rrepta nga qendra e Shëndetit Publik në Shkollën Hollingbury, përballë Qendrës Mjekësore të Qarkut Oak. Gjithashtu u njoftua sot edhe mbyllja e dy shkollave në qytetin tjetër bregdetar Eastbourne, vetëm 21 milje në lindje të qytetit bregdetar në jug të vendit.

Pasditen e djeshme, një nga shkollat ​​e mesme më të mëdha të qytetit paralajmëroi prindërit se një person brenda shkollës është konfirmuar me koronaviurus. Shkolla Varndean, e cila ka rreth 1.300 nxënës, njoftoi se një nxënësi që mëson aty i është kërkuar të izolohej për 14 ditë, shkruajnë mediat e huaja.

Mendohet që virusi në Britani u përhap nga një burrë  53-vjeçar i cili e kishte mbartur virusin që prej kohës kur është kthyer nga Singapori, por që as ai vetë nuk e kishte ditur se është i infektuar.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen e 1100 personave, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  45 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit, ndërsa BE-ja ka njoftuar se më 13 shkurt do  të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për Koronavirusin. Dje gjithashtu OBSH  ka ndryshuar emrin e këtij virusi vdekjeprurës, nga Koronavirus në Covid-19.

Burimi: TheSun

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1100 viktima nga koronavirusi britani koronavirusi në kinë nëntë shkolla 1100 viktima nga koronavirusi britani koronavirusi në kinë nëntë shkolla

Sondazh

Poll