Bota

SHBA i kërkon Kinës të pranojë ekspertët amerikanë për të ndihmuar për Koronavirusin

12 Shkurt 2020, 12:06 Nga DOSJA
SHBA i kërkon Kinës të pranojë ekspertët amerikanë

KINË– Koronavirusi  në Kinë po bën kërdinë, ku çdo ditë po vdesin pothuajse nga 100 njerëz. Por teksa  është parë qartazi se situata është tejet delikate dhe nuk po gjendet një zgjidhje për të zhdukur virusin vdekjepruës, qeveria amerikane i ka bërë thirrje Kinës që të pranojë ndihmën e ekspertëve amerikanë.

Kjo ndihmë e SHBA-së për Kinën vjen pak ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetit nisi drejt Kinës një grup ekspertësh ndërkombëtarë për të kontrolluar Koronavirusin, por theksojmë që në grupin prej 15 anëtarësh nuk kishte asnjë ekspert amerikan.

Kujtojmë që prej fillimit të janarit, SHBA ka deklaruar se ofron për Kinën të dërgojë ekspertë për të ndihmuar në kontrollin e koronavirusit.

Në datën 6 janar qendrat e SHBA për Kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve ofruan dërgimin e një ekipi amerikan, ndërsa më 27 janar, Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar, e ritheksoi sërish ofertën për të ndihmuar Kinën.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen e 1100 personave, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  45 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit, ndërsa BE-ja ka njoftuar se më 13 shkurt do  të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për Koronavirusin. Dje gjithashtu OBSH  ka ndryshuar emrin e këtij virusi vdekjeprurës, nga Koronavirus në Covid-19.

Burimi:  VOA 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1100 viktima nga koronavirusi koronavirusi në kinë ndihma e shba per kinen virusi ne kine 1100 viktima nga koronavirusi koronavirusi në kinë ndihma e shba per kinen virusi ne kine

Sondazh

Poll