Bota

Dy zarfa-bombë shpërthyen në zyrat postare në Amsterdam dhe Kerkrade të Holandës

12 Shkurt 2020, 13:45 Nga DOSJA
Dy zarfa-bombë shpërthyen në zyrat postare në Amsterdam dhe

HOLANDË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Holandë, ku në dy qytete të ndryshme kanë shpërtheyr bomba.

Sipas mediave të huaja bombat e vendosura brenda zarfeve kanë  shpërtheyr në Amsterdam dhe Kerkrade.

Ngjarjet kanë ndodhur në dy depo të veçanta postare, një në qendër të qytetit të Amsterdamit dhe një tjetër në qytetin e Kerkrade, 120 milje në jug. Shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit në një park biznesi në perëndimin e Amsterdamit, sipas raportimeve. E dyta në Kerkrade u zhvillua pak kohë më vonë.

Nuk ka pasur asnjë të lënduar në të dy qytetet ku shpërthyen bombat, ndërsa policia
është në fazat e para të hetimeve për të vërtetuar se nga kush u shpërthyen  këto bomba.

Njerëzit janë panikosur dhe janë evakuuar menjëherë, pasi rreziku ishte i lartë për jetën e njerëzve. I njëjti incident ka ndodhur edhe në janar, kur një letër-bombë u dorëzua në një hotel në Amstedam.

Burimi: Metro

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota holande shperthejne dy bomba ne holande holande shperthejne dy bomba ne holande

Sondazh

Poll