Politike

Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e ish-zv ministres së Brendshme Rovena Voda, lë në fuqi vendimin GJKKO me 10 muaj burg

Në Dhomë Këshillimi, Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO që e dënoi ish-zyrtaren e lartë me 10 muaj burg me gjykim të shkurtuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

11 Dhjetor 2025, 15:55 Nga E. D

 

Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e ish-zv ministres së Brendshme
 Rovena Voda

 

TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e fajësisë për ish-zv ministren e Brendshme Rovena Voda. Në Dhomë Këshillimi, Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO që e dënoi ish-zyrtaren e lartë me 10 muaj burg me gjykim të shkurtuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Sakaq, Voda u hetua dhe gjykua nën masën arrest shtëpie si dhe për të u dha dënimi plotësues i heqjes së të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

"Neni 245/1/2 i Kodit Penal “Mospranimin e rekursit të paraqitur nga të gjykuarit Rovena Voda dhe Majlinda Hasani, kundër vendimit nr. 4, datë 11.1.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar", thuhet në vendim./Dosja.al 

 

 rovena voda

Sondazh

Poll