Politike

Berisha: Vetëm protestat janë rruga! Momenti do përcaktohet bashkërisht

Gjatë një prononcimi për mediat, jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha u shpreh se ky moment do të përcaktohet bashkarisht, ku do diskutohen nga grupi parlamentar.

11 Dhjetor 2025, 14:17 Nga E.d
Berisha: Vetëm protestat janë rruga! Momenti do përcaktohet
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se vetëm protestat janë rruga për ti dhënë fund Edi Ramës. Gjatë një prononcimi për mediat, jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha u shpreh se ky moment do të përcaktohet bashkarisht, ku do diskutohen nga grupi parlamentar.

Kryedemokrati tha se nuk është çështja e vetëm dy reformave, por është çështja e një qëndrimi të prerë dhe përfundimtar. Ai deklaroi se opozita u angazhua për Avokatin e Popullit, në interes të qytetarëve, që të kishin një njeri të guximshëm që të mbronte të drejtat e tyre. 

"Të gjithë ata kanë të drejtë. Kanë shumë të drejtë. I përshëndes dhe i përgëzoj. Vetëm protestat janë rruga. Momenti do përcaktohet bashkërisht. Kjo e sigurt. Me Edi Ramën nuk ka rrugë tjetër. Tani, kur këta në një akt kaq madhor, shkelmojnë kaq pa skrupuj një marrëveshje, çfarë vlere ka harxhimi i kohës. Këto do i diskutojë të gjitha grupi parlamentar dhe do u japë përgjigjen që meritojnë. Nuk është çështja e vetëm dy reformave këtu. Është çështja e një qëndrimi të prerë, përfundimtar. Sepse ne u angazhuam për Avokatin e Popullit, në interes të qytetarëve, që të kishin një njeri të guximshëm që të mbronte sadopak të drejtat e tyre. Tani çfarë mbetet të diskutojmë me ta? Që do mashtroni përsëri? Jo, se nuk ka pse," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita protesta

Sondazh

Poll