Politike

"Por doli se është i lidhur kryekëput me Edi Ramën"/ Berisha: Endri Shabani i mori firmat kur mbështeti Florian Binajn!

Gjatë një prononcimi për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha u shpreh se Avokati i Popullit duhet të jetë një person i besueshëm, një person me kredenciale dhe integritet të lartë.

11 Dhjetor 2025, 13:55 Nga E.d
"Por doli se është i lidhur kryekëput me Edi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Endri Shabani i mori firmat kur mbështeti Florian Binajn. Gjatë një prononcimi për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha u shpreh se Avokati i Popullit duhet të jetë një person i besueshëm, një person me kredenciale dhe integritet të lartë.

Lideri opozitar tha se Komisioni i Ligjeve vendosi që deputetët nuk do kenë të drejtë të firmosin për më shumë se një kandidat.  Ndaj sipas tij në përputhje me këtë vendim, grupi parlamentar i PD dërgoi një shkresë në Kuvend ku e informon se tërheq çdo firmë për çdo kandidat. Në fund, ai tha se këtë vendim të Komisionit të Ligjeve, mazhoranca e hodhi poshtë pa asnjë vendim. 

"Unë nuk them që nuk i mori firmat Endri Shabani. I mori në një periudhë Endri Shabani kur ai mbështeti Florian Binën, se nuk mund të them që nuk ishte një koalicion moral i plotë i të gjitha forcave politike. Por pastaj dolën një seri problemesh që faktuan se ai që kishte atë fjalor si opozitar i opozitës, nuk ishte vetëm kaq, por ishte një person me lidhje kryekëput me Edi Ramën. Dhe ky nuk është vetëm mendimi ynë, por është një mendim më i gjerë edhe i faktorëve të palidhur me opozitën, por që ishin dhe janë që Avokati i Popullit të jetë një person i besueshëm, një person me kredenciale dhe integritet të lartë.

Më së paku, Endri Shabani është kryetar i një partie, nuk po marr anën tjetër. Por Komisioni i Ligjeve vendosi që deputetët nuk do kenë të drejtë të firmosin për më shumë se një kandidat. Në përputhje me këtë vendim, grupi parlamentar i PD dërgoi një shkresë në Kuvend ku e informon se tërheq çdo firmë për çdo kandidat. Dhe, këtë vendim të Komisionit të Ligjeve, në mënyrë të habitshme, e hodhi poshtë mazhoranca pa asnjë vendim. E bëri të paqenë pa marrë asnjë vendim në asnjë institucion. Pse e bëri këtë? Se humbisnin firmat për Endrin Shabanin," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita edi rama

Sondazh

Poll