11 Dhjetor 2025, 14:04
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama është në ditët e fundit të pushtetit, prandaj përmbysi gjithçka për Endri Shabanin. Gjatë një prononcimi për mediat, jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha u shpreh se deputetët e opozitës kanë tërhequr firmat me shkresë.
Ndërsa shtoi se ato firma u dhanë për shkak të koalicionit që u krijua. Berisha tha se ishin 27 persona, nga të cilat PD do mbështeste 6 persona, ku i pari do të ishte pari Besim Ndregjoni, së dyti Adriana Kalaja e të tjerë me rradhë.
"Absolutisht, jo. Ky është një interpretim shumë i pasaktë. Aty kanë qenë, sa për dijeni, 27 kandidatura. Nuk do të thotë fare se ato ishin një marrëveshje. Ajo ishte një mbështetje për t’u paraqitur në garë. Për t’u seleksionuar. Aty ishin 27 persona, nga të cilat PD do mbështeste 6 persona, më së pari Besim Ndregjoni, së dyti Adriana Kalanë, dhe katër të tjerë. Ne e kemi bërë publike këtë, i kemi bërë të qartë edhe palës socialiste, por Edi Rama personalisht, i cili është në grahmat e fundit të pushtetit të tij, përmbysi gjithçka dhe tha, o Shabani, o nuk ka.
Kjo është e vërteta. Këtë qëndrim e përcaktoi në mënyrë të prerë Edi Rama. Për dijeninë tuaj. Deputetët tanë kanë tërhequr firmat me shkresë. Është praktika më e zakonshme të tërheqësh firmat. Tani, thashë, edhe mund të mos e firmosnin, por tani edhe njëherë, mos u përpiqni të mbuloni... Ato vota, ato firma u dhanë për shkak të atij koalicioni që u krijua. Tani kur u analizua këmbë e krye i lidhur me Edi Ramën. Këtë nuk e themi vetëm ne, ia kanë thënë edhe të tjerët Edi Ramës. Ne do marrim vendimet tona politikë, nuk ka," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha opozita endri shabani
Politike
11 Dhjetor 2025, 13:55
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Endri Shabani i mori firmat kur mbësh...
Politike
11 Dhjetor 2025, 13:38
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po shmang paraqitjen në parlament për shkak të &ldqu...
Politike
11 Dhjetor 2025, 13:29
E.d
Tedi Blushi
TIRANË- Deputeti i Partisë Liria, Tedi Blushi ka deklaruar ditën e sotme se deputetët e opozitës janë tërheq...
Politike
11 Dhjetor 2025, 13:17
E.d
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është përplasur me Kreun e Partisë ...
Politike
11 Dhjetor 2025, 13:14
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme është ndërprerë sërish. Këtë herë shkak për nd&...
Politike
11 Dhjetor 2025, 13:04
E.d
Ulsi Manja
TIRANË- Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, i ka thënë opozitës se e ka kthyer postin e Avokatin e Popullit n...
Politike
11 Dhjetor 2025, 13:00
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka ironizuar deklaratat e deputetëve të PD-së ditën e sotme mbi zg...
Politike
11 Dhjetor 2025, 12:52
M.L
Foto nga Kuvendi
TIRANA- Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për të hequr nga rendi i ditës votimin për ...
Politike
11 Dhjetor 2025, 12:24
I.A
Redi Muçi
TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi ka ironizuar debatin e sotshëm në Kuvend në lidhje me zg...
Politike
11 Dhjetor 2025, 12:08
Esmeralda Topi
Petrit Malaj
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë shpreh shqetësime serioze mbi efektet e “Paqes Fiskale”. N&...