Politike

Berisha: Edi Rama ka lëshuar të gjitha tentakulat, për të grabitur edhe kreun e SPAK

Gjatë një prononcimi për mediat, jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha u shpreh se në përputhje me vendimin që mori Komisioni i Ligjeve që kryesohet nga PS, opozita tërhoqi firmat.

11 Dhjetor 2025, 14:15 Nga E.d
Berisha: Edi Rama ka lëshuar të gjitha tentakulat, për të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama ka lëshuar të gjitha tentakulat, për të grabitur edhe kreun e SPAK. Gjatë një prononcimi për mediat, jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha u shpreh se në përputhje me vendimin që mori Komisioni i Ligjeve që kryesohet nga PS, opozita tërhoqi firmat.

Berisha u shpreh se Rama po i bën presion të tmerrshëm Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se Gjykatës Kushtetuese i kërkohet të shqyrtojë si shkelje e të drejtave të njeriut, një çështje që absolutisht nuk ka të bëjë me të drejtat e njeriut. Lideri i opozitës deklaroi se vendim i pezullimit nuk është për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, është për qytetaren Belinda Balluku. 

"Kjo paralajmëron të gjitha gjërat, të cilat kanë të bëjnë, sepse ne, Edi Rama mendoi se me këtë proces na tërhoqi në lojën e tij, çka gaboi rëndë. Ne e ndoqëm procesin, vendosëm të mbështesim vetëm këto kandidatura të PD. Në përputhje me vendimin që mori Komisioni i Ligjeve që kryesohet nga PS, ne tërhoqëm firmat. Ai hoqi maskën dhe mund t’u them ju, me gjithë përpjekjet që janë bërë që kjo që ndodhi sot, të mos ndodhë, Edi Rama nuk u tërhoq sepse është i mbyturi që kapet në çdo fije bari. E kuptoni ju vetë se çfarë tmerresh po përjeton ai këto ditë. Ai po përjeton tmerre ‘never felt before’, thotë Edgar Allan Poe në poemën e tij, të pandjera kurrë më parë.

Nuk ka pse të ankimohet vendimi në Gjykatë Kushtetuese. Nuk pyet ai për Gjykatën Kushtetuese. A nuk jeni edhe ju dëshmitarë se çfarë presioni të tmerrshëm po i bën ai Gjyaktës Kushtetuese? A e kuptoni ju se format më antikushtetuese, më antiligjore të presioneve po bëhen në Gjykatën Kushtetuese? Gjithçka po vërtitet për dosjen Rama këtu, harrojeni dosjen Balluku. Beteja nuk po zhvillohet në parlament sot, por në një sallë tjetër. Ka zbarkuar e gjithë bota në atë sallë, në një rast që nuk e gjen kurrë një rast të dytë. Sepse Edi Rama ka lëshuar të gjitha tentakulat, të gjitha mjetet dhe metodat, për shkak të dosjes Rama, për të grabitur edhe kreun e Skapit.

E kuptoni tani? Çfarë t’i thuash tani Gjykatës Kushtetuese? Gjykatës Kushtetuese i kërkohet të shqyrtojë si shkelje e të drejtave të njeriut, një çështje që absolutisht nuk ka të bëjë me të drejtat e njeriut. Ai vendim i pezullimit nuk është për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, është për qytetaren Belinda Balluku që ka vjedhur. Dhe Edi Rama mbrapa. Nuk ka të bëjë fare. Dhe ministre, zëvendëskryeministre nuk është e drejtë kushtetuese, është deyrë e ngarkuar. Të drejtat kushtetuese, po, bllokimi i pasaportës, por asaj i ka dhënë përgjigje Gjykata Kushtetuese në rastin e Sali Berishës dhe unë e përshëndes atë vendim," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita edi rama

Sondazh

Poll