Politike

Ankimi në Kushtetuese për pezullimin e Ballukut! Zgjidhet gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së që do shqyrtojë çështjen

Sipas shortit, çështja do të trajtohet nga gjyqtarja Miliana Muça, e cila do të veprojë si trup gjykues monokratik.

11 Dhjetor 2025, 14:58 Nga M.L
Ankimi në Kushtetuese për pezullimin e Ballukut! Zgjidhet gjyqtarja e
Belinda Balluku

TIRANA- Është përcaktuar gjyqtarja e Apelit të Posaçëm që do të shqyrtojë ankimin e Belinda Ballukut dhe dy vartësve të saj, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, lidhur me kërkesën për heqjen e masave të sigurisë të vendosura më herët nga GJKKO. Sipas shortit, çështja do të trajtohet nga gjyqtarja Miliana Muça, e cila do të veprojë si trup gjykues monokratik.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve B.B., G.Gj. dhe E.E., me objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Miliana Muça.

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

Sondazh

Poll