Aktualitet

“Nuk më ka ndodhur kurrë që ndonjë zyrtar i lartë të më marrë në telefon” Gara për kreun e SPAK, Xholi: Si do të veproja nëse një prokuror ka në dorë dosjen e…

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e KLP, ai shtoi se çdo përpjekje për të detyruar një prokuror të ndryshojë vendimmarrjen për çështje të ndjeshme përbën vepër penale.

11 Dhjetor 2025, 10:38 Nga M.L
“Nuk më ka ndodhur kurrë që ndonjë zyrtar i lartë
Adnan Xholi

TIRANA- Kandidati për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, Adnan Xholi, deklaroi se gjatë karrierës së tij nuk ka pasur rast që ndonjë zyrtar i lartë ta ketë kontaktuar për të ndikuar në vendimet e tij. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e KLP, ai shtoi se çdo përpjekje për të detyruar një prokuror të ndryshojë vendimmarrjen për çështje të ndjeshme përbën vepër penale.

Xholi theksoi se si drejtues i SPAK do të mbrojë prokurorët dhe pavarësinë e tyre, duke u fokusuar vetëm te provat dhe faktet, pa marrë parasysh emrin apo statusin e individëve të përfshirë.

PyetjeSupozojmë se jeni drejtues i institucionit dhe një nga prokurorët ka në hetim një zyrtar shumë të lartë. Ju merrni një telefonat nga një funksionar që ju këshillon të rishikoni ritmin, duke lënë të kuptojë se stabiliteti i vendit është më i rëndësishëm sesa një dosje, si do të vepronit, do  flisni me titullarin, do e lini në heshtje, do refuzoni çdo kontakt.

Xholi: Nuk më ka ndodhur në karrierën time që të guxojë që një zyrtar i lartë të më marrë në telefon. Nëse ndonjë zyrtar i lartë tenton të ndërhyjë ka një vepër penale nëse detyrohet që të ndryshohet vendimmarrje e një prokuroi të ulët. Unë do jem në krah të prokurorëve dhe nuk do lejohet kushdo qoftë, çfarëdo qoftë, për ne nuk ka rëndësi emri, po prova. E kanë të pamundur të ndryshojnë vendimmarrjen e prokurorit.

adnan xholi

Sondazh

Poll