Politike

Avokati i Popullit/ Manja ironizon PD: Unë nuk e di kush është lepuri i Surrelit, as ujku i Cërrikut

Deputetët demokratë kanë quajtur kandidatin Endri Shabani si lepur të Surrelit.

11 Dhjetor 2025, 13:00 Nga I.A
Avokati i Popullit/ Manja ironizon PD: Unë nuk e di kush është
Ulsi Manja

TIRANË- Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka ironizuar deklaratat e deputetëve të PD-së ditën e sotme mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Deputetët demokratë kanë quajtur kandidatin Endri Shabani si lepur të Surrelit. Ndërkohë që Manja është shprehur se nuk e di kush është lepuri i Surrelit apo ujku i Cërrikut. 

"Ju thoni nuk votoni lepurin e Surrelit, unë në këtë listë nuk e di kush është as lepuri i Surrelit as ujku i Cërrikut. Ju tani doni të zhbëni gjithë procesin për të mbledhur firmat në kafe. Tani ndajeni mendjen jeni opozita e Shqipërisë apo partia e klubit?" tha Manja. /Dosja.al

ulsi manja

Sondazh

Poll