Politike

Avokati i Popullit/ Strazimiri: Mazhoranca po përjashton rregullat për kandidatë të paplotësuar

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Strazimiri u shpreh se kandidatët për këtë pozicion nuk kishin marrë mbështetjen e nevojshme nga 28 deputetë, që është kriteri kryesor për propozimin e tyre.

11 Dhjetor 2025, 12:02 Nga I.A
Avokati i Popullit/ Strazimiri: Mazhoranca po përjashton rregullat për
Gent Strazimiri

TIRANË- Deputeti demokrat Gent Strazimiri kritikoi procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke e konsideruar atë të paligjshëm dhe në shkelje të rregullores së Kuvendit. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Strazimiri u shpreh se kandidatët për këtë pozicion nuk kishin marrë mbështetjen e nevojshme nga 28 deputetë, që është kriteri kryesor për propozimin e tyre.

Strazimiri kritikoi mazhorancën për manipulim të rendit të ditës dhe shkelje të procedurave parlamentare, duke i rikujtuar asaj rëndësinë e respektimit të nenit 72 të rregullores së Kuvendit dhe parimeve të transparencës dhe ligjshmërisë në funksionimin e institucioneve.

"Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është dokument parlamentar. Mbledhja e Komisionit të Ligjeve zoti Manja tha, keni çuar letër, e kam parë në lajme, Niko Peleshi nuk ma ka sjellë në komision të ligjeve. Këtu filloi diskutimi. Në një kohë që në mbledhjen paraardhëse pikërisht për këtë punë dhe e keni dokument parlamentar, komisioni përgjegjës që merret me këtë punë, filtri përpara se të kalojë në seancë. Firmat e mbledhura para datës 17 nëntor nuk konsiderohen propozim. Tani fillon momenti e procesi i mbledhjes së firmave. Dakord? Pati dhe një debat, ku e di unë kur e kam marrë firmën e kur ja ke dhënë, kur s'ja ke dhënë. Të kisha vdekur unë, edhe mund të ishte kjo histori. Po në momentin kur unë jam aty dhe të them që nuk ja kam dhënë firmën, cilido prej këtyre dhe ta ka sjellë me shkrim ty, ti ke pasur detyrimin t'i thuash komisionit të ligjeve që ke një problem te kriteret formale.

Këta kandidatë i ke pa firma. Jemi këtu, flasim, nuk kemi propozuar asnjë. Propozimi, nuk merret në kafe. Propozimi është një akt formal që bëhet në një moment të caktuar, me një shkresë të caktuar, të cilën ju nuk e dispononi, nuk e keni sepse ne s'e kemi bërë. Nga ky moment, në momentin kur ti ti verifikon faktin që ata nuk plotësojnë kriterin formal kryesor, mbështetjen e 28 deputetëve, nuk duhet të ishte futur fare në séance. Po ta zëmë se, ta zëmë se, siç lëviz kokën ti, janë dhënë ato firma, i nder Çimi Doks Boru, ë, bëri dhe, ë, akuzën për opozitën e të tjera e të tjera me radhë, ka një gjë shumë e qartë rregullorja. Neni 71 i rregullores thotë propozimi i amendamenteve dhe i kapër komisionin përgjegjës. Neni 72 të thotë se kur tërhiqet nismëtari i projektligjit ose i projekt-vendimit, mund ta tërheqë projektin e tij deri në çastin kur ai nuk është votuar në parim në seancë plenare.

 Tan, parlamenti operon vetëm me dy terma, miraton këtu projektligje ose projekt-vendime, nuk ka një të tretë. Në pikën 18 të rendit të ditës, të lutem lexoje. Ke shkruar projekt-vendim, hap thonjëza, për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Edhe sikur të ishin të vërteta të gjithë këto pallavra që thatë deri tanii, rregullorja, neni 72 të thotë, pikën 18 të rendit të ditës nuk mund ta shfrytëzosh, sepse janë tërhequr nismëtarët dhe në qoftë se do të ishin nismëtarë. E ke shkruar projekt-vendim. Neni 72 i rregullores nuk ka nevojë për interpretim këtu. Ke projekt-vendim, janë tërhequr nismëtarët që nuk kanë qenë kurrë. Ti sot këtu nuk mund t'i thuash seancës nëse ky fakt është i vërtetë apo jo. Është, ekziston, ti e di, ke pasur njoftim, nuk ke kryer detyrën për t'ia përcjellë shkresën zyrtarisht Komisionit të Ligjeve. E ke, e ke dhe në relacion. Ti sot këtu nuk mund të thuash unë nuk di se ç'bëhet. E ke regjistruar këtu si projekt-vendim. Jemi këtu dhe po të themi, nuk e kemi propozuar kurrë. Po dhe nëse mendon se ka ndonjë paqartësi, ne tërhiqemi, ti nuk mundesh dot ta hedhësh më në seancë këtë sot. Nuk të lejon rregullorja Niko. Kaq," tha Strazimiri./Dosja.al

gent strazimiri

Sondazh

Poll