Politike

"Me firmat e PD dhe votat e PS"/ Redi Muçi: Do të dalim nga seanca me Endrit Shabanin Avokat Populli

Në fund Muçi iu ka bërë nga një pyetje dy grupeve parlamentare më të mëdha në Kuvend në lidhje me Endri Shabanin. 

11 Dhjetor 2025, 12:24 Nga I.A
"Me firmat e PD dhe votat e PS"/ Redi Muçi: Do të dalim
Redi Muçi

TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi ka ironizuar debatin e sotshëm në Kuvend në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Muçi u shpreh se sot do të dalin nga Kuvendi me Avokat Populli Endri Shabani me firmat e PD dhe votat e PS. Në fund Muçi iu ka bërë nga një pyetje dy grupeve parlamentare më të mëdha në Kuvend në lidhje me Endri Shabanin. 

"Zoti ministër foli për seriozitet, por për mendimin tim nuk ka gjë më qesharake sesa që kemi 2 orë e 120 minuta ku burra e gra zihen për Endri Shabanin për një njeri që deri më parë i binte gjoksit si tribuni i partive të reja që po luftonte kundër sistemit të kalbur të politikës. Mesa duket sot nga kjo sallë do të dalim me Avokat Populli Endri Shabani me firmat e PD dhe votat e PS. Kur e quani lepur të Surrelit, pse i hodhët firmat? Për PS, si e ëmbëlsuat Endrit Shabanin, ose më mirë si iu ëmbëlsoi ai juve që do të zgjidhni Avokat të Popullit," tha Muçi./Dosja.al

redi muci endri shabani

Sondazh

Poll