Politike

Anëtarësimi në BE, Rama: Sfidë, vlerësimet e Komisionit Europian nuk shquhen për bujari

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin "30 vjet Prokurime Publike", Rama theksoi se vlerësimet e Komisionit Evropian nuk shquhen për bujarinë e tyre.

11 Dhjetor 2025, 11:25 Nga I.A
Anëtarësimi në BE, Rama: Sfidë, vlerësimet e Komisionit
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin "30 vjet Prokurime Publike", Rama theksoi se vlerësimet e Komisionit Evropian nuk shquhen për bujarinë e tyre. Ndërkohë që në fund, Rama shtoi se krijimi i një sistemi auto-imun kundër korrupsionit është një sfidë e vazhdueshme. 

"E dimë që vlerësimet e Komisionit Evropian nuk shquhen për bujarinë, por janë vlerësime njerëzish që kur ulen në tryezë zemrën e kanë lënë në shtëpi. Matja e integritetit të procedurave njëkohësisht integritetit të njerëzve që janë pas këtyre procedurave është pikërisht puna e tyre, çka për ne përbën sfidë të vazhdueshme por edhe arsye për tu ndjerë të inkurajuar, aty ku dukej e pamundur faktikisht. Pikërisht krijimi i një sistemi auto-imun, jo vetëm kundër kuptimit të përgjithshëm ndaj korrupsionit, por ndaj numrit të jashtëzakonshëm për metër katrorë të komshinjve, kushërinjve, krushqve dhe lidhjeve të tjera familjare”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll