Politike

Avokati i Popullit/ Boçi: Deputetët kanë të drejtë të tërheqin firmat e tyre nëse nuk ka kaluar në seancë plenare

Gjatë fjalës në Kuvend, Boçi tha se mazhoranca po vazhdon në mënyrë të paligjshme një proces me kandidatë që nuk kanë më mbështetjen e nevojshme me firma.

11 Dhjetor 2025, 11:46 Nga I.A
Avokati i Popullit/ Boçi: Deputetët kanë të drejtë
Luçiano Boçi

TIRANË- Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka deklaruar se termi “konsensus” nënkupton një marrëveshje politike ku kandidati për Avokatin e Popullit propozohet nga opozita. Gjatë fjalës në Kuvend, Boçi tha se mazhoranca po vazhdon në mënyrë të paligjshme një proces me kandidatë që nuk kanë më mbështetjen e nevojshme me firma.

Në fjalën e tij, Boçi i është referuar nenit 72 të rregullores së Kuvendit, i cili u jep të drejtë deputetëve të tërheqin firmat e tyre për çdo çështje për sa kohë ajo nuk ka kaluar për diskutim në seancë plenare.

"Ju përmendët fjalën konsensus, zoti kryetar. Dhe shumë veta këtu që kanë përvojë politike e dinë shumë mirë ç'është konsensusi. Nuk është unë ta hodha dhe ti ma hodhe. Ti ma solle dhe unë s'ta solla. Është marrëveshje politike. Dhe në bazë të kësaj marrëveshje, konsensus politik, avokatin e popullit e propozon opozita, e propozon Partia Demokratike. Kështu ka ndodhur dhe kështu është fjala konsensus. Pse e shtrembëroni? Por, meqënëse ju kapeni pas atij propozimi nga deputetët e Partisë Demokratike. Ju, jua paraqiti saktë zoti Bylykbashi, neni 72, ku të gjithë deputetët kanë të drejtë të tërheqin firmat e tyre derisa nuk ka kaluar në seancë plenare.

E doni precedentin? Po. Para dy ditësh, në mbledhjen e Komisionit të Arsimit, ishte depozituar në rendin e ditës, në dokumentat parlamentare, kërkesa e zonjës Kushi për ndryshime në ligjin mbi të drejtat e autorit. Me të drejtën e saj si deputete, zonja Kushi e ka tërhequr nga diskutimi në komision, sepse nuk ka ardhur në seancë. Dhe tërheqja është pranuar.

Megjithëse e miratuar në rendin e ditës, është miratuar nga mua si kryetar i komisionit. Po pse mo? Ne kemi dy palë deputetë? Deputetë që kanë të drejta sipas rregullores dhe janë në krahun këtu, dhe deputetë që nuk kanë të drejta sipas rregullores që janë në krahun këtu? Doni precedent ju? Ja ky është precedenti. I qartë dhe i lexueshëm. Kështu që mos bëni lojra, mos u paraqitni sikur këtu na e hodhët, paske dalë ju të mençur. Qartazi ju po shqyrtoni një proces me kandidatë që nuk kanë firma, sepse deputetët e Partisë Demokratike ta kanë depozituar dhe është, jo vetëm e drejta jote, është detyra jote të interpretosh rregulloren. Se sa herë do të dalësh nga situata të vështira thua, jam unë që e interpretoj rregulloren. Interpretoje pra! Janë tërhequr," tha Boçi./Dosja.al 

luçiano boçi

Sondazh

Poll